Moti të mërkurë e të enjte, 12 - 13 maj 2021 Lëndinat me Zambakun e Poetit (ose Narçisin e poetit), Xibër, Tiranë. Maj 2021

Moti të mërkurë e të enjte, 12 - 13 maj 2021

07:00, 12/05/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga fusha barike me presion të ulët atmosferik e cila do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm në vendin tonë. 

E Mërkurë, 12 Maj 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu në zonën Perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.  

Temperaturat:

Zona malore       10/24°C

Zona e ulët        12/26°C

Zona bregdetare  14/24 °C

Kosova, e Mërkurë, dt 12 Maj 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare dhe reshje shiu. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 12 °C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 22 gradë Celcius.

E Enjte, 13 Maj 2021

Moti do të jetë mbetet i paqëndrueshëm, do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në mesditë në zonën Perëndimore në formën e stuhive. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.  

Temperaturat:

Zona malore       9/20°C

Zona e ulët        11/23°C

Zona bregdetare  13/22 °C/Nga RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco