Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për ditën e diel

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për ditën e diel

23:14, 26/09/2020
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SH.M.U dhe më poshtë po ju njohim me një panoramë të shkurtër për atë çfarë ndodhi mbi vendin tonë sot!

Si pasoj e kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik dita e sotme u karakterizua nga moti me vranësira të dendura si dhe rreshje shiu në formë shtrëngatash, stuhi dhe rrebeshe. Por ku u arrit sasia më e lartë e reshjeve?

Sipas të dhënave të regjistruara pranë stacioneve meteorologjike të SH.M.U-së sasia më e lartë e reshjeve u regjistrua në qytetin e Elbasanit me 45.0mm, Tiranë 41.2mm, Shkodër dhe Lezhë me 38.0 dhe 35.0 përkatësisht, Kukës 30.2mm dhe në stacionet e tjera më pak se kjo sasi reshjesh. (Sqarim sasia e reshjeve është e matur në stacion meteorologjik ndërsa në rajone apo vende të caktuara sasia e reshjeve mund të ketë qenë edhe më e lartë). 

Ndërkohë dita e sotme ka patur edhe erë intensive me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi të regjistruar në stacion deri në 15m/s. 
Por përgjatë vijës bregdetare dhe vendndodhje të caktuara era hera herës ka arritur dhe shpejtësi deri në 20m/s. Për ditën e nesërme pritet përmirësim i stituatës meteorologjike. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira kalimtare përgjatë orëve të mesditës. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme të dobëta në veriperëndim dhe jug, hera-herës në formë shtrëngatash. 

Dita e hënë dhe ajo e martë parashikohen të kenë përsëri mot të vranët me reshje shiu me intensitet mesatar deri dhe të lartë por për informacione më të detajuara për ditët në vijim rrini të lidhur me faqen tonë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco