Raste e reja/ Fasoneritë e Vlorës kthehen në vatra infektimi

Raste e reja/ Fasoneritë e Vlorës kthehen në vatra infektimi

11:35, 23/06/2020
A+ Aa A-

Fasoneritë në qytetin e Vlorës janë kthyer në vatra të infektimit me koronavirus.

Edhe gjatë 24 orëve të fundit rastet e regjistruara në Vlorë, shumica janë nga fasoneritë.

9 raste janë regjistruar në qytetin e Vlorës gjatë ditës së fundit, ku 5 prej tyre janë punonjëse të një fasonerie, e cila më parë kishte pasur edhe 5 punonjës të tjerë të infektuar.

Kjo fasoneri është mbyllur ditën e sotme.

Një tjetër rast është po nga sektori i fasonerisë, ndërsa 3 të tjerët janë raste kontakti me të njëjtin mbiemër.

Deri më tani në të gjithë vendin janë shënuar 45 viktima dhe janë regjistruar 2,047 të infektuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco