FOTO/ Zbulohet çfarë pune bën babi i `Turit` të famshëm: Është shofer autobusi dhe po proteston

FOTO/ Zbulohet çfarë pune bën babi i `Turit` të famshëm: Është shofer autobusi dhe po proteston

12:45, 17/06/2020
A+ Aa A-

Testi skandaloz i Gjuhë-Letërsisë në maturën e këtij viti, do të mbahet mend gjatë për hir të ‘Turit’ i cili ishte personazhi që lundronte në varkë me shokët, pjesë e një testi absurd.

Pasi u mësua se çfarë bënte Turi në 4 alternativat e testit, ditën e sotme ai është rishfaqur në protestën e Shoqatës së Transportit Publik Qytetas dhe Ndërqytetas.

Të mbledhur sot para Ministrisë së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, punonjësit e kësaj shoqate kërkojnë nga qeveria, hapjen e plotë të punës në kushtet e situatës së pandemisë, ndërsa nuk pranojnë ‘pagën e luftës’ nëse kërkesa e tyre kryesore nuk merret parasysh.

Një nga parullat kryesore të kësaj proteste dhe që spikaste, ishte ajo me personazhin e maturantëve ‘Turin’.

‘Babi i Turit është shofer autobusi’, shkruhej në këtë parullë-meme.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist17/06/2020 16:25

Coli,shume trashe,po kerkon qe problemin nga Ministria e Arsimit (me ministre kosovaren Besa-qe nxenesit e quajne te pabese),ta transferoje ne Zvicer.Por harron se Taulant Muka,nuk eshte bankier-ne Zicer-qe ta depozitoje kete test ne bankat e saja.Coli,ti mund te kerkosh ndihme ,bile jo vetem nga Taulanti,por me pare kerkoje ketu ne Tirane,pa u tremb nga humori i trashe dhe harbut i Rames (shefit tend).

Krist17/06/2020 16:24

coli17/06/2020 13:35

I duhet kërkuar Taulant Mukës që të gjejë "autorët" e formulimit të pyetjeve për provimin e maturës për letërsinë. Pjesa më e madhe e tyre dukej se ishin përkthime plot gabime nga anglishtja, kurse ajo pyetja idiote me historinë e sajuar me Turin, mu duk në stilin e humorit të trashë e harbut të Ramës.

Shto koment

Denonco