Emigranti shqiptar në Itali: Nuk po vdesin vetëm të moshuar, por edhe shumë të rinj

Emigranti shqiptar në Itali: Nuk po vdesin vetëm të moshuar, por edhe shumë të rinj

16:26, 23/03/2020
A+ Aa A-

Emigranti shqiptar Bajron Nikolli jeton në Itali, pikërisht në zonën e cila njihet si vatra e përhapjes masive të koronavirusit, Bergamo ndërsa pohon se protokolli shtetërorë nuk i numëron të gjitha viktimat e pandemisë duke argumentuar se shumë prej të infektuarve vdesin në shtëpitë e tyre.

Ai bën apel që të mos bëhet në Shqipëri i njëjti gabim që është bërë në vendin fqinj duke e shpërfillur situatën por nga ana tjetër, paraqet situatën alarmante që po përjetojnë qytetarët italianë.

Ai hedh poshtë deklarimet se pandemia prek vetëm të moshuarit duke thënë se shumë të rinjë kanë rezultuar viktima të kësaj epidemie, teksa qëndrimi në banesë është e vetmja masë e cila momentalisht ndihmon në përmërisimin e situatës.

“Njerëzit po vdesin, është një numër shumë i madh, nuk janë ato numra që shikoni në televizor, janë më shumë se aq, vdesin nëpër shtëpi pa asnjë test. Në Bergamo, në spitalin më të mirë të Europës nuk ka asnjë vend për pacientët, nuk të përgjigjet dot njeri nëse ke një emergjencë. Edhe nëse e marrin pas pak kohe e kthejnë në shtëpi sepse nuk kanë ku e mbajnë. Sot pas një muaj po vjen kulmi e shpresoj të përfundojë sa më shpejt, ky virus vret, harrojeni çfarë thonë të tjerët, jo nuk kap të rinjtë se kap vetëm pleqtë, ka vrarë edhe të rinjë.

Ju lutem shumë, qëndroni nëpër shtëpi, është një luftë që mund ti bëhet rezistencë vetëm përmes kësaj mënyre. Ju lutem mos mendoni vetëm për vete, ndihmoni të varfërit, përcilleni mesazhin që kush ka mundësi të ndihmojë njerëzit në nevojë që të sigurojnë së paku bukën e gojës. Me gjithë zemër uroj që të mos e provoni kurrë këtë që po kalojmë ne këtu”, thotë Nikolli.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco