Rralloji SMS dhe Whatsapp, rron më qetë me telefonatat e thjeshta

Rralloji SMS dhe Whatsapp, rron më qetë me telefonatat e thjeshta

13:28, 25/09/2019
A+ Aa A-

Së pari u eliminuan telefonat me monedha, më pas kabinat telefonike ndërsa tashmë progresi rrezikon të zhduk edhe thirrjet e thjeshta mes njerëzve. Një paradoks (por vetëm i dukshëm) pasi askush sot nuk ka guximin të largohet nga shtëpia pa një smartphone me vete. Mjet i krijuar për të bërë bisedat më dinamike, i cili përfundoi në realitet duke i ‘vrarë’ ato.

Siç mund ta imagjinoni, është i gjithë faji i aplikacioneve për mesazhe falas, Whatsapp, por edhe Instagram dhe Messenger i vjetër i zakonshëm në Facebook. Njerëzit preferojnë të shkruajnë, ose të dërgojnë mesazhe zanore, në vend që të telefonojnë njëri-tjetrin. Një fenomen i zakonshëm, për të cilin është krijuar edhe një fjalë e re në fjalor: “tekstrovert”.

Sigurisht, mesazhet janë më praktike dhe përshtaten me aktualitetin e kohës në të cilin jetojmë pasi ato lexohen sa herë që dëshiron, shkruan kur dëshiron, lënë kohë të mjaftueshme për të peshuar fjalët dhe japin një reagim jo impulsiv. Por e vërteta është se edhe telefonatat janë “një gjë e mirë”, shpjegon autori i artikullit të botuar në ‘The Atlantic’.

Para së gjithash, ato ju lejojnë të mbyllni menjëherë çështjet organizative: kur koha nuk është e mjaftueshme është më mirë të dëgjohesh se sa të shkruhesh. Dhe pastaj, specialistët e bisedimeve shtojnë se biseda në telefon ju lejon të merrni më shumë në shumë më pak kohë.

“Njerëzit bëjnë pyetje, dhe i realizojnë ato në kohë reale duke marrë dhe përgjigje në të njëjtën kohë.” Çdo gjë bëhet më e thjeshtë falë bisedave telefonike krahasuar me mesazhet nëpër aplikacionet e ndryshme të mesazherive.

Sidoqoftë, kundër indikacionet nuk mungojnë pasi thirrjet telefonike tani janë “jashtë mode”. Ato kërkojnë “shumë vëmendje” dhe, në fakt, ju pengojnë të kontrolloni bisedat tuaja nga ana e sigurisë. Por ato mbeten forma më e mirë e mundshme e komunikimit kur bëhet fjalë për të shmangur paqartësinë: nëse është e-mail, për shembull, “nuk jeni kurrë të sigurt nëse mesazhi i dërguar kuptohet ashtu siç dërguesi dëshiron”.

Në telefon nuk mundesh, pasi edhe nëse nuk dëgjohet mirë ju mund të përdorni kufjet dhe të dëgjoni qartësisht atë që bashkëfolësi juaj është duke thënë dhe si është duke e thënë pa pasur keqkuptime apo vend për interpretime./Scan.TV

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco