Berisha i përplas Ramës, foton e kaskadës së Devollit: E inagurova më 13 maj 2013!

Berisha i përplas Ramës, foton e kaskadës së Devollit: E inagurova më 13 maj 2013!

13:22, 29/09/2017
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha është detyruar t'ia përplasë sërish në sy, kreut të qeverisë, Edi Rama, një tjetër të vërtetë, që e ka ilustruar me foto, për të argumentuar para shqiptarëve sesi Rama sërish po mashtron.

"Sot, - shkruan Berisha, -  Rama mburret me "mashtrimin e Berishës". Më 13 maj të vitit 2013, unë inaugurova fillimin e punimeve në Kaskadën e Devollit. Rama në atë kohë iu deklaroi qytetarëve në Gramsh se "kjo ishte gënjeshtra e radhës e Berishës". Ndërsa sot ai poston video dhe përshëndet shqiptarët me këtë "gënjeshtër" të bërë realitet,"përfundon Berisha, mesazhin e shoqëruar me pamjet.

    Reagimi i Berishës erdhi pas mesazhit që kryeministri Rama publikoi herët në mëngjes në Facebook-un e tij me videon më poshtë: "Me këto pamje fantastike të liqenit të Banjës dhe të rrugës së re Banjë-Gramsh, ju uroj një ditë të mbarë."

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco