Pasi vodhi fondet e BE ditën për diell, Rama nga lëshom thagmën nga Gjermania: Ne nuk e shohim BE si bankomat

Pasi vodhi fondet e BE ditën për diell, Rama nga lëshom thagmën nga Gjermania: Ne nuk e shohim BE si bankomat

21:03, 08/05/2024
A+ Aa A-

Edi Rama ka marrë pjesë sot në panelin “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor”, i cili u zhvillua në Aachen të Gjermanisë.

Mirëpo gjatë fjalës së tij Edi Rama ka lëshuar disa thagma që mund t’ia besojë vetëm ndonjë njeri i painformuar e panelistë OJF-sh që s'kanë informacionin e duhur se kush është presoni që flet, por jo zyrtarët gjermanë, të cilët gjurmuan labortorin e kokainës në Xibrrakë ku zbuluan edhe lidhjet e vëllait të tij me narkotrafikantët.

Edi Rama ka thënë se Shqipëria ka qenë një Kore Veriore në Europë. E vërteta është se sot Shqipëria është një Kore Veriu në mes të Europës, pasi Edi Rama është i vetmi kryeministër në kontinent që kontrollon totalisht të gjitha pushtetet njëlloj si Kim Jong Un.

Dhe falë këtij kontrolli, Edi Rama është i vetmi kryeministër në Europë që ka burgosur politikisht liderin e opozitës së vendit dhe ka tentuar të asgjesojë pluralizmin politik duke i grabitur opozitës simbolet e saj me gjykata të komanduara prej tij.

Thagma tjetër e Ramë ishte kur tha se, ‘të gjithë e shohin Europën si bankomat, ne jo’, por në fakt është pikërisht e kundërta dhe këtë e di gjithë Europa që i ka bllokuar fondet sepse qeveria Edi Ramës ka vjedhur ditën për diell foned që BE kishte destinuar për Shqipërinë. Pra as si bankomat nuk e sheh, por si bankë që e thyen dhe e grabit ky dhe banda e tij e Rilindjes.

Pjesë nga diskutimi i ‘Kim Jongut’ shqiptar në Gjermani:

 “Ishim një Kore e Veriut në mes të Europës për shumë e shumë vite. Në të njëjtën kohë u bëmë i vetmi vend që pas rënies së komunizmit nuk kishte një parti komuniste dhe ende nuk e kemi një. As parti komuniste dhe as diçka të ngjashme me të. Izolimi ynë tejet i dhimbshëm na bëri që të jemi ai vend që sot të jetë vendi më pro europian në Europë. Për ne të jesh pjesë e BE është aq thelbësore sa ishte për etërit themelues që nisën të ndërtonin BE.

Të jesh pjesë e BE për në është të jesh pjesë e një bashkësie paqeje. Në shumë realitete BE konsiderohet si bankomat, për ne nuk është kështu. S’ka të bëjë me paratë, ka të bëjë me një parametër paqeje të mbështetur në vlera. Parametër sigurie mbështetur në vlera. Nuk e di se ca ndodhë me BE në vitet që vijnë, por është e sigurt se edhe nëse BE zhduket, Shqipëria do vazhdojë përpjekjet për të qenë pjesë e BE”, tha Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco