VIDEO/ Berisha-Ramës: Anulo vizitën dhe mos shqetëso diasporën, mos shqetëso emigracionin se ti për ta ti je një pushtues i Shqipërisë

20:41, 08/05/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje Edi Ramës që të anulojë vizitën e tij për takimet me diasporën.

Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar tha se, për emigracionin, Edi Rama është pushtuesi i Shqipërisë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Edi Rama, beteja është me ty mbi të gjitha.

Beteja jonë është e pathyeshme.

Beteja jonë ka të bëjë me ekzistencën e këtij kombi që ti po e shfaros me vjedhjet, plaçkitjet që po i bën çdo ditë.

Çfarë u thua ti nënave dhe motrave shqiptare që u kë përzënë adoleshentët, fëmijët e tyre, më shumë se lufta civile në çdo vend tjetër përveç Sirisë?

Ç’përgjigje ke o famëzi që shkretove kombin me gjëmat tua?

Çfarë fytyre ke ti të shkosh të takosh shqiptarët që i ke përzënë nga Shqipëria?

Ç’moral ke ti të takosh ata që u ke shndërruar dheun në dhe të ndaluar me vjedhjet tuaja.

Shkon me mbjellë sherre për t’ua prishur edhe atë ekuilibër që kanë krijuar.

Anulo vizitën dhe mos shqetëso diasporën, mos shqetëso emigracionin se ti për ta ti je një pushtues i Shqipërisë.

Ti zëvendësove shtetin me narkoshtetin.

Ti Edi Rama i mbylle dyert e Europës Shqipërisë dhe i detyrove shqiptarët të marrin malet për të arritur në kontinentin e amshuar.

Ti nuk ke gojë, ti duhet të lash gojën 100 herë kur të përmendësh emrin diasporë dhe emigracion.

Mos harro se ata janë atje sot se vendi i tyre, parajsë e Zotit nga burimet, është shndërruar në tokë të ndaluar.

Se pasuritë e vendit të tyre i ke shndërruar në një mallkim për shqiptarët nga një bekim i Zotit që janë ato.

Atëherë, dil thuaju pak çfarë do ti, çfarë i kujton ata si deputetët dhe ministrat e tua?

Ata po jetojnë me djersën e mallit, po sigurojnë kafshatën e gojës dhe ti shkon tani t’u dërdëllisësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco