VIDEO/ Berisha: Ftoj diasporën, ftoj emigracionin, të gjithë në Tiranë në betejë për çlirimin e kryeqytetit. Në betejë për qeverinë teknike

20:44, 08/05/2024
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha ka ftuar diasporën, emigracionin që të bashkohen të gjithë në në Tiranë në betejë për çlirimin e kryeqytetit.

Berisha tha se, qytetarët janë edhe në betejë për qeverinë teknike.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Mendon se do paraqitesh si patriot, po ty të dinë të gjithë, ti je një antishqiptar që më shumë se ç’të ka thënë publicisti i njohur gjerman, ti je Pashiqi i Tiranës.

Ndaj dhe ftoj diasporën, ftoj emigracionin, të gjithë në Tiranë në betejë për çlirimin e kryeqytetit.

Në betejë për qeverinë teknike.

Në betejë për fitoren e opozitës.

Në betejë për shtetin ligjor.

Për të drejtat njerëzore.

Për trefishimin e rrogave.

Për Shqipërinë drejt Europës.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Fitore, fitore, fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco