Meta: Ka vullnet maksimal për të punuar me organet e reja të Vetingut

Meta: Ka vullnet maksimal për të punuar me organet e reja të Vetingut

11:04, 15/09/2017
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta është prononcuar për mediat në përfundim të mbledhjes së KLD-së, institucion që ai e mblodhi sot për herë të parë.

I pyetur mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe krijimin e institucioneve të reja, Meta tha se sistemi i drejtësisë ka problematikat e veta, se procesi është plot sfida,  porse ka vullnet maksimal për të punuar me organet e reja të Vetingut.

Presidenti Ilir Meta e mblodhi sot KLD-në për shqyrtuar punën e disa gjykatave lidhur me vendimet e dhëna për dhunën në familje, nisur nga vrasjet më të bujshme të ditë kohëve të fundit, si ajo e gjyqtares Fildese Hafizi nga i shoqi apo hedhja nga pallati prej të shoqit, e Liliana Rukos në Fier.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shkurt201415/09/2017 17:51

Po meta sigurisht ka shum vullnet per vitingun,e reformen e drejtesise,ai eshte i paster ne ket drejtim,Ai ska vjedhur e plackitur aqe shume se besoj se i kalon shume miliona euro.Deri ne sa miljon heshte vitingu e drejtesia,me sa kuptojme ne deri ne 5 miljon,per kyte arsye liri eshte shume i interesuar per vitingun.O nuke ka viting ase drejtesi me te njejtit persona ktu e 25 vjete me pare,kta jane hajdutet e plackitesit,veten do fusin kta ne burge,jo kurren e kurres.

Shto koment

Denonco