Intervista në SYRI.net e ish-kryeministrit Sali Berisha, ja çfarë thotë sot kreu i PD-së Lulzim Basha

Intervista në SYRI.net e ish-kryeministrit Sali Berisha, ja çfarë thotë sot kreu i PD-së Lulzim Basha

11:42, 14/09/2017
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha nuk ka dashur që të komentojë deklaratat e e ish-kryeministrit Sali Berisha të bëra mbërëmjen e djeshme gjatë një interviste në emisionin ‘FAKT’SYRI.net të gazetarit Çim Peka.

I pyetur jshtë parlamentit nga gazetarët në lidhje me deklarata e ish-kryeministrit se ‘lista e deputetëve ishte vetëm e Lulzim Bashës dhe jo e PD-së’ dhe  për deklaratën tjetër se ‘këshilltarët e Bashës në fushatë ishin mizerabë’, kreu i PD-së, nuk ka dashur që t'i komentojë.

Ai është shprehur vetëm se këto janë çështje të brendshme të PD-së dhe do diskutohen.

‘Këto janë çështje që na takojnë si Parti Demokratike, - tha Basha, - i diskutojmë brenda Partisë Demokratike, sigurisht me transparencë maksimale para medias dhe qytetarëve. Por në asnjë mënyrë nuk duhet të heqim vëmendjen nga kjo që po ndodh, nga kjo e keqe e madhe që po vazhdon të thellohet ku asgjë nuk ka ndryshuar. Një gjë është e sigurtë, Partia Demokratike nuk ka rrugë pas, por vetëm rrugë përpara, për t’u bashkuar me qytetarët, për t’u ofruar më të mirën dhe kjo kalon përmes një debati të hapur dhe transparent, por po kështu të vërtetë dhe që i shkon për shtat interesave të qytetarëve dhe jo interesave individuale të askujt, as të miat individuale, dhe të askujt tjetër."

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari14/09/2017 14:08

Me transparence maksimale, ashtu sic ishte transparent pazari i 18 majit me Edvinin!!! Nga ai pazar i felliqur qe ia dhjeve te gjithe demokrateve dhe ti na dole "cuni i mire" i Rames???!!! Nga ai pazar ku Rama ishte gati te divorcohej nga Linda dhe te martohej me ty.

Daj Jaku14/09/2017 12:37

Transparencë po thua ti? A e di ti kuptimin e vërtetë të kësaj fjale? A do të bësh ti ndonjëherë transparencë se si ta futi EDrama me gërnetë dhe që të pëlqeu edhe?

Shto koment

Denonco