PS miraton e vetme marrëveshjen 'e fshehtë' me SHBA! Opozita refuzon: S'bëhemi pjesë e antikushtetueshmërisë

16:19, 27/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Asnjë surprizë!  Deputetët e maxhorancës së kryeministrit Edi Rama shkelën Kushtetutën pasditen e sotme duke miratuar me procedurë të përshpejtuar brenda një dite marreveshjen e huasë, me SHBA-në për blerje materialesh ushtarake.

Marrëveshja, e cila është mbajtur sekret edhe për deputetët që duhet ta votonin, parashikon një kredi 302 milionë euro që do të përdoret për Ushtrinë Shqiptare .

Në seancën e orës 15:00 marrëveshja u votua me 74 vota pro, zero kundër, zero abstenim. Ndërsa opozita vendosi të bojkotojë duke mos pranuar të bëhet pjesë e kësaj seance antikushtetuese. Ndërkohë në seancën e nisur rreth orës 15:00 Kuvendi mbylli dyert dhe diskutimet u zhvillohen pa praninë e medias në seancë.

Vetë kryeministri Edi Rama i cili në shkelje të Kushtetutës urdhëroi  miratimin me procedurë të përshpejtuar,  të marrveshjes se huas, me SHBA-në duke kërkuar nisjen e procedurave, shqyrtimin dhe diskutimin, brenda një dite, nuk  ishte i pranishëm në momentin e votimit.

Ndërkohë në seancën e paradites, e fundit për këtë sesion, vendimi  i mazhorancës solli tensione , pasi opozita kërkoi miratimin e  marrveshjes ditën e premte, ne respektim të Kushtetutës e cila edhe ne rastin e një projekligji me procedurë të përshpejtuar kërkon miratimin jo më parë se një jave nga nisja e procedurave. 

Edhe lideri i opozitës, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po kalonte marrëveshjen në mënyrë antikushtetuese, pasi kishte dështuar të siguronte buxhetin që kërkonte NATO. 

Lexo dhe: Bardhi: Po marrëveshjes me SHBA! Jo mënyrës antikushtetuese se si Edi Rama kërkon ta miratojë brenda ditës në Parlament!

Incidenti

Jo vetëm në shkelje të Kushtetutës, por marrëveshja u mbajt sekret edhe nga deputetët e opozitës, të cilëve në vend se t’u vihej në dispozicion teksti i projektligjit, u detyruan të shkonin në sekretarinë e Kuvendit, ku u shënua edhe një incident, pasi deputeti Agron Shehaj mori marrëveshjen dhe u largua.

Ndërsa Partia Socialiste vendosi që të zhvillojë me dyer të mbyllura diskutimet në seancën plenare për miratimin e marrëveshjes, në fshehtësi dhe duke larguar mediat, me justifikimin se marrëveshja është konfidenciale.

Marrëveshja e huasë direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF) u miratua nga qeveria më Më 19 qershor.

Marrëveshja parashikon një hua prej 302 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara në kuadër të programit Foreign Military Financing (FMF), e cila do të përdoret për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Fondet do të shërbejnë për blerjen e pajisjeve dhe sistemeve ushtarake, rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe forcimin e ndërveprimit të ushtrisë shqiptare me standardet e NATO-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco