Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama dhunë policore ndaj protestuesve

SYRI TV/ 'Në fund të vitit do kemi 3...'- Avionët zjarrfikës, premtimi që Rama e përsërit prej 4 vitesh

16:55, 27/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa vendi është përfshirë nga zjarre masive, kryeministri Edi Rama ka organizuar një aktivitet me forcat e Emergjencës Civile, duke premtuar se deri në fund të vitit Shqipëria do të ketë në dispozicion 2 apo 3 avionë zjarrfikës. Ky premtim është një tjetër mashtrim i kryeministrit Edi Rama, pasi në 4 vitet e fundit vetë kryeministri apo edhe ministrat e tij kanë deklaruar vazhdimisht se avionët do t’i kishim në dispozicion disa sezone më parë, por sërish sot ky premtim po përdoret për të mbuluar mungesën e mjeteve.

SYRI TV

Në një kohë kur Shqipëria përballet me zjarre në gjithë territorin e vendit dhe forcat zjarrfikëse vuajnë mungesën e mjeteve për të luftuar me flakët, kryeministri Edi Rama doli për të bërë shfaqjen e radhës, për të mbuluar dështimin e garantimit të sigurisë përballë fatkeqësive natyrore. Rama premtoi se në fund të vitit 2026 Shqipëria do të pajiset me 3 avionë zjarrfikës.

Por ky është i njëjti premtim që Edi Rama dhe qeveria e tij bëjnë për të paktën 3 vite radhazi. Që prej janarit të vitit 2023, qeveria flet për blerjen e avionëve zjarrfikës, ndërsa në dy vitet e fundit ky premtim është përsëritur nga kryeministri çdo tre muaj. Në fushatën zgjedhore të vitit 2025, Edi Rama premtoi se në verën e atij viti vendi do të kishte dy avionë zjarrfikës.

Premtimin e përsëriti në kulmin e zjarreve të asaj vere, kur zjarrfikësit shuanin me lopata flakët.

Në dhjetorin e 2025, sërish kryeministri premtoi se qeveria i ka porositur avionët zjarrfikës.

Sot Edi Rama bëri të njëjtin zotim, duke shtuar madje një tjetër avion zjarrfikës, ndërsa dy të parët nuk kanë ardhur ende. Kjo situatë vjen në një kohë kur, një muaj më parë, kryeministri Edi Rama dha 4.3 mln euro për koncertin e Kanye West, teksa forcat zjarrfikëse edhe këtë verë do të detyrohen të fikin zjarret me mjete rrethanore ose duke pritur ndihmën e vendeve fqinje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco