Arrestimet pa shkak të protestueve te Parlamenti/ Lirohen 5 të shoqëruarit e paradites, arrestohen 7 të tjerë sot pasdite

Arrestimet pa shkak të protestueve te Parlamenti/ Lirohen 5 të shoqëruarit e paradites, arrestohen 7 të tjerë sot pasdite

16:12, 27/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Janë liruar të 5 qytetarët që shoqëruan në komisariatin nr 1 gjatë protestave para parlamentit paraditen e sotme ndërsa janë shoqëruar 7 persona të tjerë të cilët ishin pjesë e protestave pasditen e sotme në orën 15:30 kur PS ishte mbledhur për të miratuar marrëveshjen me SHBA-në. Ata janë ndaluar para parlamentit.

Ndërkohë mësohet se për protestuesit e shoqëruar paradite është shfrytëzuar fasha maksimale e orarit të parashikuar në ligj prej 5 orësh, teksa protestuesit e tjerë qëndruan prej orës 11:40 para komisariatit në mbështetje të tyre.

Disa prej protestuesve e komentuan këtë qëndrim të gjatë në hetuesi si skenar për t'i mbajtur qytetarët larg parlamentit derisa mazhoranca të rikthehej në orën 15:00.

Dhuna e policisë

Policia dhunoi dhe arrestoi pa asnjë shkak qytetarët që protestonin para Parlamentit. Pasi kishte futur në shtet-rrethim godinën e Parlamentit. Paraditen e sotme policia e Shteit nisi aktet e dhunës menjëherë sapo qytetarët u afruan tek kordoni policor. Disa qytetarë u lënduan prej dhunës dhe sprajt helmues, ndërsa nga dhuna nuk shpëtuan as gazetarët që tentonin të filmonin dhunën policore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco