Lajmi i fundit

LIVE- Qytetarët në ditën e 58-të të protestës, kërkohet dorëheqja e Ramës

'Tendera deri në 50 mln €'. Kalaja çon prova shtesë për Frangun: SPAK po 'amniston' baxhanakun e Ramës

18:31, 27/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Avokatja Adriana Kalaja dorëzoi sot në SPAK prova të reja për Armand Frangun, baxhanakun e kryeministrit Edi Rama me aferën më të madhe atë të AKSHI-t.

Në një intervistë me video sot pasdite në emisionin “Task Force” Kalaja tha se provat e reja janë marrë shkas nga investigimi i emisionit ‘Plug’ i Syri TV, por dhe denoncimet e liderit të opozitës, Sali Berisha dhe deklarimet e ish numrit 2 të qeverisë Rama, Arben Ahmetaj i cili deklaronte se AKSHI ishte ‘kopshti privat i Ramës’

Kalaja thotë se ka lidhje shumë të forta mes krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe familjes kryeministrore ndërsa akuzon SPAK se po përpiqet të ‘aministojë’ familjen kryeministrore.

“ Është vepruar nëpërmjet ndërhyrjes qoftë dhe të bashkëshortes së Kryeministrit. Ka një denoncim shumë të fortë qoftë të zotit Berisha qoftë të zotit Ahmetaj në lidhje me një përgjim ambiental ku implikohet jo vetëm Armand Frangu, por dhe bashkëshortja e Kryeministrit dhe nëse e lidhim me deklaratën e fundit të eurodeputetit çek ne shikojmë se ka lidhje shumë të forta mes krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe familjes kryeministrore. Me keqardhje konstatoj se nga SPAK jo vetëm nuk ka veprime konkrete por me veprime e mos veprime po mundohet të anashkalohet pjesa ku qoftë dhe një segment I vogël të mund të çojë tek kryeministri, bashkëshortja e tij apo familjarët e tij”

Pjese nga biseda 

"Në fakt është një kallëzim që ka kohë që është nisur, por kjo maxhorancë përpos të tjerave, të krijon dhe mundësinë që t'i të bësh plane të tjera për sot dhe skandale të tjera dalin. Kështu që duke qenë se skandali zihet me disa skandale të reja, ja sot për shembull kemi disa shkelje të ligjit e të Kushtetutës, të cilat mund të jenë objekt i kallëzimeve penale në vijimësi. Dhe qëllon që çështja kundër Armant Frangut, që siç njihet është baxhanaku i kryeministrit apo kunati i bashkëshortes së kryeministrit Linda Rama.

Dhe referuar provave që në fakt fillimisht janë investiguar nga emisioni Plug, pranë televizionit tuaj, rezulton që ka lidhje shumë të forta midis tenderimeve të bëra me miliona e miliona euro, të cilat shkojnë deri në 50 milionë euro.

Dhe në të gjitha këto tenderime, ka pjesën e tij qoftë ushtrimi të ndikimit të paligjshëm, qoftë në pikëpamje të korrupsionit pasiv dhe aktiv, por edhe shumë vepra të tjera penale si pastrimi i produktit dhe deri tek organizata kriminale apo grupe të strukturuara kriminale, për të cilat në fakt SPAK-u po heton. Shoqëruar me veprimet hetimore duke kërkuar edhe masa sigurimi personal ndaj shumë personave, por nga ana tjetër kemi dhe një ndoshta një kontradiktë thelbësore midis masave të sigurimit që është marrë nga SPAK-u dhe asaj që u bë publik sot edhe nga televizioni juaj për kompaninë e Ermal Beqirit.

Pikërisht prandaj e theksova e nderuar që ka një përplasje apo kontradiktë. Në një kohë që organet hetimore nuk mund të na sfalosin vetëm atë çfarë bëjnë kur çdo gjë ka mbaruar. Ata kanë një kriter shumë të rëndësishëm që duhet të bëjnë njëherë parandalimin e hemorragjisë financiare të parave të buxhetit të shtetit, dhe në fund të hetimeve çdo qytetar shqiptar duhet të jetë i siguruar që të marrim mbrapsht këtë shumë që është abuzuar me paratë publike.

Historia na ka treguar totalisht të kundërtën. A po shkojmë me të njëjtën vullnet apo urdhër politik si çështja e inceneratorëve, apo si çështja e Belinda Ballukut që sot morën vesh edhe vendimin e zgjatjes së afatit. Në këndvështrimin tim në aspektin juridik, janë shkelur afatet ligjore dhe kjo mund të jetë një mundësi edhe për të amnistuar Belinda Ballukun. Por nga ana tjetër ne shikojmë që ka masa të forta qoftë të sigurimit personal, qoftë sekuestro të shoqërive në raport me dosjen e AKSHI-t, por ndërkohë tenderat vazhdojnë në mënyrë të njëjtë, përfitimet nga personat në arrati vijojnë në mënyrë të njëjtë dhe nga ana tjetër ne nuk kemi asnjë produkt real të provorisë më të rëndësishme në vend për atë që në fakt është e ngritur. Pra ky është problemi, kjo është krisja e madhe.

Kallëzimi i sotëm përveç se bëhet ndaj një subjekti konkret, për të cilat në fakt siç e thashë ka marrë shkas nga emisioni Plug, por edhe nga denoncime vijuese të Partisë Demokratike, kryesisht të zotit Berisha, por edhe të ish-zëvendëskryeministrit zotit Ahmetaj, për të cilin ne, AKSHI-n na e ka pasqyruar si kopështin privat të Edi Ramës. Dhe provat që SPAK-u ka, por edhe që unë kam depozituar sot e vërtetojnë katërcipërisht këtë gjë, kanë vërtetuar gjithashtu mënyrën se si është ndërhyrë nëpër tendera të ndryshëm, pra kemi ushtrim të ndikimit të paligjshëm, kjo është një vepër shumë e rëndë penale.

Është vepruar nëpërmjet ndërhyrjes qoftë edhe të bashkëshortes së kryeministrit. Ka një denoncim shumë të fortë qoftë të zotit Berisha, qoftë të zotit Ahmetaj në lidhje me një përgjim ambiental ku implikohet jo vetëm Armant Frangu, por edhe bashkëshortja e kryeministrit. Dhe nëse lidhemi me deklaratën e fundit të eurodeputetit çek, ne shikojmë se ka lidhje shumë të forta midis krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe familjes kryeministrore. Për të cilën në fakt, me keqardhje konstatoj se nga ana e SPAK-ut jo vetëm nuk ka veprime konkrete, por me veprime dhe mosveprime po mundohen që të anashkalohet pjesa ku qoftë një segment i vogël mund të çojë tek kryeministri dhe bashkëshortja e tij apo familjarë të tjerë të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco