Lajmi i fundit

LIVE- Qytetarët në ditën e 58-të të protestës, kërkohet dorëheqja e Ramës

Tjetër skandal në Bashkinë e Tiranës? Ristani ikën sërish me leje verore, pa deleguar të drejtën e firmës

Tjetër skandal në Bashkinë e Tiranës? Ristani ikën sërish me leje verore, pa deleguar të drejtën e firmës

19:28, 27/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një tjetër situatë problematike raportohet në Bashkinë e Tiranës, këtë herë e lidhur me nënkryetaren e deleguar, Anuela Ristani. Sipas burimeve pranë institucionit, në një kohë kur Bashkia po përballet me vonesa në procedurat administrative, problematika në dhënien e lejeve dhe shqetësime të vazhdueshme për menaxhimin e pastrimit të qytetit, Ristani është larguar sërish me leje verore.

Sipas të njëjtave burime, kjo është hera e dytë brenda këtij muaji që nënkryetarja largohet me leje verore, ndërsa, edhe këtë herë, nuk është deleguar e drejta e firmës tek një zyrtar tjetër. Pretendohet se kjo ka krijuar bllokime në funksionimin e administratës, duke lënë në pritje dosje dhe vendimmarrje që kërkojnë autorizimin e saj.

Situata bëhet edhe më e ndjeshme pasi përkon me deklaratën e bërë sot nga Kryeministri, i cili njoftoi se punonjësve të mbrojtjes nga zjarri do t’u akordohet menjëherë një pagë shtesë nga ana e bashkive. Sipas burimeve, në një moment kur kërkohet reagim i shpejtë administrativ për zbatimin e këtij vendimi, mungesa e drejtueses dhe mosdelegimi i së drejtës së firmës mund të sjellin vonesa në miratimin dhe zbatimin e akteve përkatëse.

Sipas burimeve pranë Bashkisë, largimi i Ristanit ndodh gjithashtu në një moment delikat, pasi nesër është planifikuar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Të njëjtat burime pretendojnë se mbledhja rrezikon të hasë vështirësi në shqyrtimin e disa pikave të rëndësishme të rendit të ditës, për shkak se nuk do të ketë zyrtarin përgjegjës për të mbrojtur dhe relatuar aktet që lidhen me ndihmën sociale dhe bonusin e qirasë. Nëse këto pretendime rezultojnë të sakta, kjo mund të ndikojë në ecurinë normale të mbledhjes dhe në shqyrtimin e akteve përkatëse.

Ndërkohë, qytetarët vijojnë të shprehin shqetësime për problematikat e shërbimeve publike, përfshirë mbetjet urbane dhe praninë e shtuar të minjve në disa zona të kryeqytetit, si Rruga e Dibrës dhe Rruga e Kavajës.

Situata vjen në një moment kur Bashkia e Tiranës vazhdon të funksionojë në një klimë të vështirë administrative pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Sipas burimeve dhe kritikëve, mungesa e stabilitetit në drejtimin e institucionit ka ndikuar në zvarritjen e proceseve dhe në funksionimin normal të administratës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco