Balliu: Rama iu sul sot të rinjve si bishë, për të mbrojtur veten, Belindën dhe aferat e tyre korruptive

Balliu: Rama iu sul sot të rinjve si bishë, për të mbrojtur veten, Belindën dhe aferat e tyre korruptive

17:21, 27/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas protestës së zhvilluar këtë të hënë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për ushtrim dhune ndaj protestuesve dhe për përdorimin e policisë për të shtypur kundërshtarët politikë.

Sipas Balliut, arrestimet dhe shoqërimet e qytetarëve kanë nisur që përpara fillimit të protestës, ndërsa shprehet se disa të rinj janë tërhequr zvarrë nga efektivë policie.

Balliu tha se, disa qytetarë kanë përfunduar në spital, ndërsa të tjerë janë shoqëruar në komisariate, vetëm sepse, sipas tij, tentuan të hedhin vezë në shenjë proteste ndaj qeverisë.

Deputeti i PD-së kritikon edhe institucionet e drejtësisë, duke pyetur pse, sipas tij, nuk është ndërmarrë asnjë veprim ndaj personave që ai i akuzon për ushtrim dhune ndaj protestuesve.

Deklarata e deputetit të PD, Klevis Balliu:

Në një akt të paprecedentë dhune, Edi Rama tregoi fytyrën e tij të vërtetë, duke iu sulur qytetarëve me një dhunë çnjerëzore. Shoqërimet dhe arrestimet filluan qé përpara protestës,  të rinjtë u terhoqen zvarrë nga mercenarë partie, që ditën vishen si policë dhe natën veshin mantelin e patronazhistit.

Disa qytetarë janë dërguar sërish në spital, të tjerë në qelitë e paraburgimit. E gjitha kjo vetëm sepse tentuan të hedhin vezë ndaj korrupsionit dhe krimit që sot përfaqësohet nga Edi Rama, Belinda Balluku dhe Taulant Balla.

Edhe më i turpshëm është fakti që, gjatë gjithë kësaj kohe që qytetarët janë dhunuar, institucionet ligjzbatuese nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për të mbrojtur protestuesit dhe për të vënë para drejtësisë banditët me uniformë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Ku është Prokuroria? Ku është drejtësia? Si ka mundësi që qytetarët dhunohen në mes të ditës dhe nuk arrestohen as urdhëruesit, as ekzekutuesit?

Partia Demokratike dënon këto akte kriminale, çnjerëzore dhe barbare të këtij pushteti, tashmë të degraduar dhe në grahmat e fundit.

Ne u garantojmë qytetarëve se do të bëjmë gjithçka për t’i vendosur para drejtësisë këta narkopushtetarë, të cilët kanë dhunuar qytetarët e lirë të këtij vendi me skema të denja për diktaturën hoxhiste.

Nuk është e largët dita kur të gjithë këta narkoterroristë të pushtetit do të përballen me ligjin, me drejtësinë dhe me qytetarët.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco