Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shndërruar Parlamentin në një institucion formal që vetëm miraton vendimet e qeverisë, pa debat dhe transparencë.
Në një intervistë për Syri TV, Alimehmeti deklaroi se deputetët e mazhorancës “vetëm ngrenë kartonin”, ndërsa theksoi se marrëveshjet, edhe kur lidhen me partnerët strategjikë, duhet të kalojnë me transparencë të plotë dhe të debatohen në Kuvend.
Sipas tij, Rama nuk respekton rolin e Parlamentit dhe po e përdor atë vetëm për të formalizuar vendimet e qeverisë, duke i mohuar qytetarëve të drejtën për t’u informuar mbi çështjet që votohen.
Alimehmeti:
Nuk ka asnjë çudi në të tashmë. Qeverisjen e Edi Ramës e dimë fare mirë siç është, sepse dhe parlamentarizmi është praktikisht qeverisja e Edi Ramës, po brenda mureve të parlamentit. Ata vetëm bëjnë çfarë thotë ai, nuk ia vlen të flasësh për deputetët e Partisë Socialiste dhe ata që mbështesin Partinë Socialiste. Nga ky aspekt nuk ka asgjë të re. Do të thotë që ai parlament duhet thjesht si një noteri, që thjesht kalon, meqenëse duhen kaluar kështu pro forma aktet këtu dhe kaq, dhe nuk kupton që parlamenti në fakt është, duhet të jetë siç thotë dhe fjala, vendi ku të flasim mendja dhe janë zëri i qytetarëve. Dhe ai atë zë të qytetarëve nuk do ta dëgjojë, dhe atyre nuk do t'i flasë. Në fund të fundit, marrëveshjet, ka marrëveshje që janë shumë krejtësisht okej, për më tepër kur janë me partnerë strategjikë tonët, siç është më kryesori Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ku është transparenca? Se këtu në fund të ditës për këtë flitet. Pra, a t'i besojmë Edi Ramës neve, kjo marrëveshje na erdhi nga partneri strategjik apo na erdhi nga Edi Rama? I bie që në këtë pikë t'i besosh Edi Ramës.Dakord?
Dhe nuk mund t'i besosh dhe nuk mund t'i zësh besë këtij njeriu, sepse e kemi parë shumë qartë që nuk e meriton dhe nuk ka besë. E nga ky aspekt, patjetër që kjo marrëveshje po t'u kalonte, unë e kuptoj që ka situata të veçanta, por që patjetër kërkojnë transparencën e duhur, patjetër kërkojnë që të zgjedhurit nga njerëzit të jenë të qartë se çfarë po votojnë dhe t'ua shpjegojnë nesër atyre: pra votuam këtë gjë këtu, në këtë lloj mënyre, për këtë arsye e me radhë. Fakti që nuk kalon asnjë nga këto faza, do të thotë që ai përdhos komplet parlamentin, patjetër përdhos ata që ai ka futur vetë aty në emër të Partisë Socialiste. Ata ngrenë kartonin siç e kanë bërë gjithë këto vite e gjithë këto mandate.
Dhe nga krahu tjetër, për ta përmbyllur diskutimin me si e diskutuam dhe ju, qofshin deputetët e opozitës, qoftë populli atje jashtë, pikërisht kërkon që ky parlament, kjo parti socialiste, kjo qeverisje e Edi Ramës, kjo mungesë totale e transparencës në secilën punë të tij, dhe ky abuzim ndaj tyre të marrë fund. Dhe nëse ky njeri shkon dhe prezanton vetë me një dokument se e dimë të qartë neve sa besë ka ky. Një dokument të caktuar, vetëm pa ditur faktin më parë... direkt me aktin e parë parlamentar, tregon shumë qartë që as nuk e kanë mend atë... ashtu siç e dini. Po jep provën që nuk kanë mend të bëjë asgjë ndryshe nga çka bërë gjithmonë. E kjo është arsyeja pse ne jemi këtu dhe bëjmë këtë lloj diskutimesh, sepse në krye kemi një person i cili nuk i intereson asgjë normale. Ju thatë Kushtetuta, nuk i intereson Kushtetuta. Ju thatë ligji dhe rregullorja, nuk i intereson ligji dhe rregullorja. Ju thatë parlamenti dhe njerëzit, nuk i intereson as parlamenti as njerëzit.
Atij i interesojnë vetëm dy elemente: një, të largohen sa më shumë shqiptarë nga ky vend që ta ketë bosh për çifligun e tij dhe të fakirëve të tij si ai; dhe e dyta, në këtë proces të pasurohet ai dhe fakirët e tij sa më shumë të jetë e mundur nga pasuritë e këtij kombi. Këto janë objektivat e vërtetë të tij, nuk ka asgjë tjetër jashtë standardit të tij që nuk ka ndodhur sot. Kështu është standardi i tij. Të bëjë gjërat në fshehtësi, të bëjë gjërat vjedhurazi, të mos dëgjojë as përkënd, të mos dojë t'ia dijë as për jetën normale të shtetit as për jetën normale të popullit, e si rrjedhojë të të bëjë këtë mishmashin që ka sajuar ai. Po tashmë, sytë janë hapur, mendjet janë zgjuar, shumë të qartë, janë të gjithë e dinë ku qëndron Edi Rama dhe thjesht janë gramat e tij të fundit.Është shumë e saktë. Pra, këtë jemi duke thënë, që nga dita e parë kur ka ardhur në pushtet ai transparencën nuk e ka dashur kurrë dhe nuk e ka bërë kurrë, dhe është fshehur. Mbas elementeve si partneri strategjik, si kështu e kërkon nevoja, kujtoje se harrum termat e elementëve të tërmetit apo të Covidit. Që gjithmonë kështu fshihej ndaj prokurimeve sekrete, ndaj marrëveshjeve sekrete, nuk dihej asgjë, nuk bëhej asgjë dhe në këtë klimë ka, ka arritur të qeverisë ai në këtë lloj mënyre. Në fund të fundit të ditës, unë nuk besoj që ekziston një marrëveshje sekrete e cila duhet të kalojë në parlament. Në vetë konceptin e saj, po kalon në parlament, do të thotë që kjo i është bërë e ditur deputetëve. Sepse po e votojnë. Në qoftë se do ta votojnë qorrazi, atëherë nuk ka pse shkon në parlament fare. Pra, ka akte, ka ligje për sigurinë kombëtare e me radhë, që miratohen direkt. Pse tashmë, ta bëjmë një pyetje neve, aktin normativ për kalimin e fondeve të Koncesionit të Check-up-it, pse e kaloi me akt normativ dhe nuk e kaloi që ka fuqinë e ligjit dhe nuk e kaloi përmes parlamentit me procedurë të përshpejtuar siç doni juve?
Për çfarë arsye? Atëherë pse, për çfarë arsye nuk, nuk mund të kalojë me akt normativ edhe kjo gjë, kjo marrëveshje mesa duket sekrete, të cilën do ta bëjë kryeministri? Po duhet të kalojë tashmë me votën e të zgjedhurve nga qytetarët. Pra, për çfarë na duhet ne parlamenti nëse parlamenti nuk i jep dot një informacion njerëzve, nuk del dot tek publiku, tek elektorati i vet, e t'u shpjegojë se çfarë bëri ditën e sotme? Pra, shkuan për të ngritur thjesht një karton, nuk kishin asnjë pyetje, nuk kishin ndonjë diskutim, nuk kishin ndonjë ngurrim... apo qoftë mund të ishin krejtësisht dakord e ta shprehnin këtë me gojë të plotë, sepse mbasi ke lexuar aktet mund të jesh dhe krejtësisht dakord. Nuk ka asnjë lloj problemi. Atëherë pse kalon në parlament në qoftë se nuk duhet të jetë e hapur kjo, në qoftë se nuk duhet të jetë transparente? Mund të kalojë përmes shërbimeve informative, apo jo? Ato e kanë me rregull. Apo përmes sekretit ushtarak, po doni ju.
Apo, çfarëdo lloj forme, ka forma shteti që funksionon. Parlamenti nuk është vendi i sekreteve. Parlamenti është vendi ku fliten dhe debatohen gjërat haptas. Parlamenti është një seancë ku dyer të hapura sa media dhe çdo qytetar ka të drejtën ta ndjekë atë. Ky është parlamenti. Nuk është vendi i sekreteve parlamenti. E atëherë, a është gabuar vendi ku është çuar një marrëveshje e këtij tipit, por nuk e besoj. Është më e zakonshmja, është Edi Rama bën interesat e tij, nuk kurrisë tanë, duke përdorur emrat e të tjerëve. Se të njëjtën gjë kujtojmë që e bëri edhe për çështjen e Portit të Durrësit, apo jo? U hapën letrat. Kush ishin partnerët ndërkombëtarë aty? Nuk ishin! Ishin vetëm emrat tanë të zakonshëm, ato që ne na i kanë dëgjuar veshët gjithmonë. Ca oligarkë, ca banda e të tjerë. Këto emrat gjeti SPAK-u apo jo? Po.
Nuk gjeti emrat e të tjerë. Nuk gjeti emër të huaj, nuk gjeti emër amerikan. Nuk gjeti asnjë dokument të këtij lloji. Dhe kjo u bë në emër të atyre. Dhe gjithë kjo situatë e krijuar është bërë dhe kjo, sipas Edi Ramës, në emër të tyre. Prandaj këto janë realitetet që ne duhet t'i shohim me shumë kujdes. Patjetër nuk ndryshon sjelljen e tij ai, ai do vazhdojë të njëjtën sjellje dhe ne e kemi shumë të qartë. Marrëveshja edhe njëherë dhe duhet ta përfundojmë me këtë, nuk kishte asnjë problem, kur është me partnerin tonë strategjik kryesor, nëse kalon në parlament kalon me transparencë të plotë. Unë jam i bindur që do ta votonin të gjithë në qoftë se do të ishte një marrëveshje e rregullt e e saktë me partnerin tonë. Fakti që kalon jo transparente, fakti që kalon në mënyrë të tillë sekrete, të bën si gjithmonë të dyshosh me këtë njeri, se sa herë është folur për gjëra sekrete, kurrë s'ka qenë interesi i njerëzve këtu në mes. Po ka qenë interesi i Edi Ramës vetë me pesë oligarkë e pesë kriminelë nga mbrapa. Kaq, interesa tjetër s'ka. Pastaj fshihet me fjalë të mëdhaja. Po ky është edhe, ky është edhe vullneti që ai do të tregojë. Kjo është ajo çka ai dëshiron. Ai dëshiron ta, ta banalizojë parlamentin, ta kthejë në një organ që në sytë e njerëzve të jetë i parëndësishëm, sepse fundja s'ka për asnjë gjë diskutime.
Aty qëndrojnë kot, flasin dhe hidhen vetëm batuta dhe nuk diskutohen çështjet e mëdha shtetformuese. Nuk diskutohen çështjet e mëdha për vetë rregullimin e shtetit dhe kontrollin e shtetit, gjë që duhet ta bëjë parlamenti. Nuk diskutohen strategjitë e mëdha, afatgjata në shëndetësi, në arsim, siguri, ku ta doni juve, në cilëndo fushë që na intereson. Nuk diskutohen çështje për shembull që si ka mundësi që sot një familje e re s'blen dot një shtëpi. Në Shqipëri nuk duhet të diskutohen këto gjëra. Këtu duhet të jetë thjesht batuta hidhe e prit, që të bëhen disa titra lajmesh të vogla për një konsum, as ditor jo, por momental politike, që ja me çfarë merret parlamenti. Që Edi Rama të vazhdojë në atë projektin tjetër që parlamenti s'na duhet fare. E le ta mbyllim. Se praktikisht, nëse parlamenti voton në mënyrë të verbër pa parë se çfarë po voton, pa parë dokumentin që po voton, atëherë me të drejtë çfarë duhet parlamenti? Në këtë do të arrijë ai. Por ne nuk mund ta lëmë që kjo gjë këtu të ndodhi. Organet, secili organ ka detyrat dhe funksionet e tij dhe përgjegjësitë e tij, ka organe që duhet të ruajnë sekretesinë dhe ka organe të cilat e kanë për detyrë transparencën. Ky i fundit është parlamenti. Prandaj, kur ngatërron funksionet, institucionet nuk është se institucioni nuk funksionon se nuk do Edi Rama. Është Edi Rama që nuk i jep të drejtën të funksionojë institucionit ashtu siç duhet.
© SYRI.net