51 ditë protestë përpara Kryeministrisë/ Qytetarët nuk ndalen: Rama jepe dorëheqjen

51 ditë protestë përpara Kryeministrisë/ Qytetarët nuk ndalen: Rama jepe dorëheqjen

17:45, 20/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 51-të, duke vijuar pa ndërprerje në bulevardin përpara Kryeministrisë.

Çdo mbrëmje në orën 19:00, qytetarë nga Tirana dhe zona të tjera të vendit mblidhen për të kërkuar largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksojnë se rezistenca do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Edhe mbrëmjen e djeshme, në ditën e 50-të të protestës, pjesëmarrësit u grumbulluan fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt godinës së Kryeministrisë.

Pas fjalimeve të mbajtura para selisë së qeverisë, ata vijuan marshimin në rrugët e Tiranës, duke përsëritur thirrje si “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Poshtë patronazhistët”, “Parlament analfabet” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.

Gjatë protestës u dëgjuan gjithashtu thirrje për arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si edhe slogane të tjera politike.

Mobilizimi qytetarë do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, duke ritheksuar se protestat nuk do të ndalen deri në arritjen e objektivave të shpallura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco