Mjeku Erion Dasho, i ftuar në SYRI TV në një intervistë me gazetarin Edvin Parruca, deklaroi se Shqipëria po përjeton një rrëshqitje të rrezikshme drejt autoritarizmit, duke akuzuar qeverinë se mbështetet te propaganda dhe jo te rezultatet konkrete në qeverisje.
Dasho u shpreh se zgjidhja e vetme për situatën aktuale mbetet ajo politike, ndërsa vlerësoi protestat qytetare si një shenjë se një pjesë e madhe e shqiptarëve kërkojnë ndryshim dhe ndihen të papërfaqësuar nga politika tradicionale.
Ai theksoi se qëndrueshmëria dhe pjesëmarrja në protesta tregojnë se pakënaqësia ndaj qeverisë vijon të rritet.
Dasho: Patjetër që zgjidhjet në një shoqëri demokratike janë politike, edhe kur përballë ke një qeveri e cila është gjithçka, përveçse jo demokratike. Pra, ne kemi një qeveri e cila tashmë, të paktën në optikën dhe në analizën time, është shndërruar në një, të paktën autoritare, për të mos thënë që ka shfaqur tendenca të qarta drejt një diktature, sepse nuk ka patur ndonjë ndryshim më të madh nga diktatura komuniste në shumë nga elementët që ka fituar kjo qeverisje që ne kemi sot. Në radhë të parë kemi një demagogji me çdo gjë që bëhet. Unë ndjek rregullisht Ministrinë e Shëndetësisë. Ministrisë sonë të Shëndetësisë do ia kishte zili edhe Ministria e Shëndetësisë e kohës së Enverit. Në të, në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë shihen vetëm suksese imagjinare, mjafton të vijë një ambulancë e re dhe menjëherë reklamohet sikur kjo ambulancë e re do të nxjerrë në selamet shëndetësinë dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarë. Mjafton të shtrohet me pllaka një pavijon dhe kjo paraqitet si reformë. Dalin mjekë dhe infermierë të cilët unë nuk i mirëkuptoj më dot tani kolegët e mi, sepse nuk mund të bëhesh instrument i propagandës së një qeverie siç e përmenda dhe më lart, autoritare. Pra jemi në një situatë kur jetojmë në një vend autoritar, por jetojmë fatkeqësisht edhe në një vend ku nuk ka zgjidhje të tjera përveçse zgjidhjes politike. Në këto kushte unë jam shumë shpresëplotë se lëvizjet qytetare si kjo e tanishmja, do të arrijnë t'i rezistojnë sprovës së kohës, sigurisht numrat rriten dhe ulen, por ajo që është dhe që mua më gëzon është, miqtë e mi që janë pjesëtarë në protestë gjithmonë dërgojnë foto ku ka pjesëmarrje masive. Natyrisht që kur je përballë një qeverie që gjithçka e bazon te demagogjia dhe jo tek faktet, do të ketë sigurisht edhe probleme të tilla ku do të keqinterpretohet numri, do të jepen foto nga fillimi dhe nga fundi i protestës, mund të jepen foto pjesore nga një pjesë e protestës që është drejt fundit ose drejt një ekstremi të organizimit, pra ne me këto gjëra jemi mësuar tashmë. Por fakti është fakt, nuk mund të kalojnë dot gati dy muaj dhe nuk ka patur protesta të tjera që kanë arritur të ruajnë tempin, kanë arritur të ruajnë masivizimin dhe kanë arritur të ruajnë dhënien e një mesazhi shumë të qartë të qytetarëve pjesëmarrës. Në këto kushte unë kam bërë disa analiza dhe duke qenë se flasim gjithmonë në kuadrin e një zgjidhjeje politike, është e qartë që në Shqipëri përveç mbështetësve të forcave politike tradicionale, ka edhe një masë të madhe qytetarësh, siç po e tregon edhe protesta, të cilët në një farë mënyre duan dhe e shohin veten në një organizëm dhe një formacion të ri politik. Nuk ka asnjë gjë të keqe, pavarësisht se unë personalisht nuk pres për veten time që të ketë formacion të ri politik për të qenë pjesë e tij, unë jam qartazi pjesë e opozitës që tashmë prej 13 vitesh vazhdon t'i bëjë rezistencë të keqes në Shqipëri, por më gëzon fakti që qytetarë të cilët nuk e shohin veten të përfaqësuar tek forcat politike...
© SYRI.net