‘Synim i protestës, rrëzimi i Ramës’/ Lubonja: Rama po na rrezikon si flamingot, po na largon nga habitati ynë

‘Synim i protestës, rrëzimi i Ramës’/ Lubonja: Rama po na rrezikon si flamingot, po na largon nga habitati ynë

20:11, 17/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një prej pjesëmarrësve në protestë si çdo ditë ka qenë edhe analisti Fatos Lubonja.

Në ditën 48-të të protestës, nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë, ai e krahasoi simbolin e flamengove për këtë revoltë si më të goditurin, duke bërë analogji edhe për habitatin që qeveria po u shkatërron njerëzve me betonimin dhe zënien e hapësirave publike.

“Ajo që po bëhet atje po i nxjerr flamengot nga habitati shekullor ku kanë jetuar, rrezikojnë të largohemi edhe ne jemi si flamingot, po na largon nga habitati ky, me këtë historinë e betonit dhe legjendës si flamingot po na largon edhe neve. Ndaj mendoj se flamingot janë simboli më i gjetur për këtë protestë”, u shpreh Lubonja mes të tjerash për gazetarin Osman Stafa.

I pyetur për qëllimet dhe shkaqet e lëvizjes popullore, analisti shpjegoi se është mllef qytetar i grumbulluar nga keqqeverisja dhe sjella e klasës së vjetër politik në 35 vite.

“Kjo tregon dështimin e klasës politike shqiptare këto 35 vjet, për të ndërtuar një shtet që quhet shtet i të drejtës, që në terma kushtetuese thuhet duhet të jetë në kufijtë e të drejtës, kurse kur është bandit i kapërcen të gjithë kufijtë e të drejtës nga të gjitha anët, ku qeveria i lë kriminelët të lirë. Ka mllef të madh të grumbulluar dhe pastaj ky mllef që lindi me atë njeriun e tërhequr zvarrë atje, si të gjithë shqiptarët”, tha ai.

Në fund Lubonja nënvizoi se në shesh ka shtresa të ndryshme të prekura nga keqqeverisja dhe sjellja e kryeministrit me politikën apo gjeopolitikën e tij të gabuar.

“Ka shtresa të ndryshme shoqërore që janë këtu, me një synim, rrëzimin e tij, pastaj është një proces tjetër ndoshta”, përfundoi ai.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco