‘Nëse keni gjak shqiptari, dilni në protestë’/ I riu: Policia të luftojë korrupsionin, jo protestuesit

20:39, 17/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një i ri mori fjalën në protestën e 48-të kombëtare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke u bërë thirrje qytetarëve, artistëve, gazetarëve dhe figurave publike t'i bashkohen protestës dhe të mos qëndrojnë indiferentë përballë situatës në vend.

Në fjalën e tij, ai akuzoi qeverinë se nuk dëgjon qytetarët dhe e cilësoi korrupsionin si një nga plagët më të mëdha të vendit. Po ashtu, ai i bëri thirrje Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme të luftojnë korrupsionin dhe paligjshmërinë, në vend që, sipas tij, të ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve.

I riu: Sot këtu jemi për Shqipërinë. Jemi këtu për të gjithë ato gjërat e këqija që po na bëhen. Një qeveri që nuk dëgjon qytetarët, nuk është qeveri e popullit. Një qeveri që vjedh, nuk është për popullin. Dua t'u drejtohem edhe atyre që nuk janë këtu mes nesh. Analistë, artistë, gazetarë, çfarëdo qofshin ato. Nëse keni pak gjak shqiptari, hajdeni këtu!

Dhe nëse keni shkelur ndonjë dërrasë të kalbur, hajdeni këtu dhe mos u fundosni bashkë me ato dërrasa të kalbura, siç do fundoset ky që është këtu!

Një thirrje e këtij... e drejtuar Ramës, Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Para se të dhunojë këta që jemi këtu, le të merret me ato shefa komisariatesh, përgjegjës lagjesh që i grinë nga lekët dhe e kanë bërë këtë pushtet vetëm biznes. Nuk ka policë dhe shefa zonash që mos marrin lekë nga ato që po dëmtojnë shoqërinë shqiptare. Nuk mund të marrësh dot lekë nga një person që shet drogë, se vret fëmijën tënd. Nuk mund të marrësh dot lekë nga lokalet që bëhen lloto. Nuk mund të marrësh dot lekë nga prostitucioni. Sepse je i marrë fund! Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco