Zbardhet vendimi i GjK: Ja pse u pranua Komisioni Hetimor për zgjedhjet dhe u rrëzua ai për McGonigal

Zbardhet vendimi i GjK: Ja pse u pranua Komisioni Hetimor për zgjedhjet dhe u rrëzua ai për McGonigal

20:20, 17/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e arsyetuar për dy kërkesat e Partisë Demokratike lidhur me ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

Në arsyetimin e saj, Gjykata shprehet se kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, nuk u pranua pasi nuk plotësonte kriterin kushtetues të ekzistencës së një "çështjeje të veçantë". Sipas saj, objekti i propozuar nuk individualizonte me qartësi faktet ose grupin e fakteve që do t'i nënshtroheshin hetimit parlamentar.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e 11 majit 2025, duke rrëzuar argumentin e Kuvendit se një komision i tillë do ta shndërronte Parlamentin në një "superorgan".

Po ashtu, trupa kushtetuese nuk e gjeti të bazuar as pretendimin se komisioni hetimor do të mbivendosej me veprimtarinë e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, duke kujtuar se një situatë e ngjashme është shqyrtuar edhe më parë në jurisprudencën e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco