Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë mbështet opozitën dhe kërkesat e protestuesve

Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë mbështet opozitën dhe kërkesat e protestuesve

12:32, 17/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, doli në një konferencë për shtyp ku njoftoi se organizata më e madhe e qendrës së djathtë në botë, CDI, ka miratuar një deklaratë për situatën në Shqipëri.

Në këtë deklaratë shprehet shqetësim për përkeqësimin e vazhdueshëm të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Ndërkohë, CDI mbështet opozitën shqiptare dhe protestuesit, ndërsa thekson se kërkesat e popullit shqiptar duhen plotësuar.

DEKLARATA E PLOTË

Organizata ndërkombëtare e qendrës së djathtë, më e madhja në botë, Centrist Democrat International CDI, me 115 parti anëtare që përfaqësojnë 83 shtete të botës, ku mes tyre bën pjesë dhe PDSH, zhvilloi punimet e Asamblesë së Përgjithshme në Bruksel.

Delegacioni i PDSH, i kryesuar nga Kryetari Sali Berisha, informoi Asamblenë mbi zhvillimet aktuale në Shqipëri, protestën epike qytetare që tashmë ka hyrë në ditën e 48 në shesh, si dhe kërkoi ngritjen e një grupi pune për të dokumentuar lidhjet e qeverisë shqiptare me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës, një kërkesë e cila u mirëprit menjëherë pozitivisht, së bashku me propozimin për zhvillimin e një konferencë ndërkombëtare për narkoshtetin në Shqipëri.

Pas njohjes me aktualitetin në vendin tonë dhe zhvillimet më të fundit, si dhe pas mbështetjes permanente me një sërë rezolutash mbi farsën elektorale të 11 majit 2025, kjo organizatë miratoi një deklaratë mbi situatën në Shqipëri, si më poshtë vijon:

Deklaratë e CDI-së për Situatën në Shqipëri.

Internacionalja Demokrate e Qendrës (CDI),

– Shpreh shqetësimin e saj të thellë për përkeqësimin e vazhdueshëm të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike në Shqipëri, siç pasqyrohet në raportet dhe vlerësimet e fundit ndërkombëtare.

– Shpreh solidaritetin e saj me opozitën demokratike dhe me mijëra qytetarë shqiptarë, veçanërisht me të rinjtë e shumtë, të cilët prej më shumë se 45 ditësh protestojnë në mënyrë paqësore në mbrojtje të demokracisë, transparencës, shtetit të së drejtës, mbrojtjes së mjedisit, të drejtës së pronës dhe të ardhmes evropiane të Shqipërisë.

– Rikonfirmon se e drejta për protestë paqësore, liria e shprehjes dhe pjesëmarrja politike janë liri themelore demokratike që duhet të respektohen dhe të mbrohen plotësisht.

– I bën thirrje autoriteteve shqiptare të angazhohen në një dialog të mirëfilltë demokratik, të zbatojnë plotësisht rekomandimet ndërkombëtare për reformën zgjedhore dhe forcimin e shtetit të së drejtës, të garantojnë kushte të barabarta për konkurrencën politike dhe të ndalin çdo formë intimidimi apo presioni ndaj protestuesve paqësorë, gazetarëve dhe shoqërisë civile.

– Rikonfirmon angazhimin e palëkundur të CDI-së për të mbështetur popullin shqiptar në përpjekjet e tij për demokraci, pluralizëm, shtetin e së drejtës dhe vlerat e CDI-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco