Skandali/ Xhixho: Spitalet kërkojnë donacione por shteti i çon paratë në një koncert privat

11:44, 17/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka denoncuar në një dalje për mediat se “spitali më i madh në Shqipëri, u detyrua të kërkonte donacione për pajisje mjekësore ne mungesë të buxhetit. Në listën e publikuar, kërkoheshin 15 respiratorë, 1 Brakiterapi, defibrilatorë, monitorë pacienti për matje invazive, 50 shiringa elektrike , 13 Barrela , 4 Shtrat Operator, 3 Aparat anestezie dhe dhjetëra pajisie të tjera jetike, pa të cilat nuk mund të garantohet trajtimi normal i pacientëve”.

Sipas Xhixhos,  “është tronditës fakti që për pajisjet që u shërbejnë mijëra pacientëve, shteti nuk gjeti 3 milionë euro, që është kostoja totale e kësaj liste, por për një koncert privat gjeti menjëherë 4.2 milionë euro, të marra nga fondi i emergjencave përmes një akti normative”.

Deklarata e deputetes të Partisë së Lirisë, Znj. Erisa Xhixho

Të nderuar qytetarë!

Skandali i fundit ku Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza", spitali më i madh në Shqipëri, u detyrua të kërkonte donacione për pajisie mjekësore ne mungesë të buxhetit. Në listën e publikuar, kërkoheshin 15 respiratorë, 1 Brakiterapi, defibrilatorë, monitorë pacienti për matje invazive, 50 shiringa elektrike , 13 Barrela , 4 Shtrat Operator, 3 Aparat anestezie dhe dhjetëra pajisie të tjera jetike, pa të cilat nuk mund të garantohet trajtimi normal i pacientëve.

Është tronditës fakti që për pajisjet që u shërbejnë mijëra pacientëve, shteti nuk gjeti 3 milionë euro, që është kostoja totale e kësaj liste, por për një koncert privat gjeti menjëherë 4.2 milionë euro, të marra nga fondi i emergjencave përmes një akti normativ.

 Akti normativ është nië instrument i  jashtëzakonshëm që Kushtetuta e parashikon vetëm në rrethana nevoje ose urgjence, sipas parashikimit të nenit 101 të Kushtetutës. Dhe fondi i rezervave përdoret në raste emergjencash siç mund të jenë zjarret, tërmetet, ose kur rrezikohet jeta e qytetarëve. Ndërkohë ky akt antikushtetues u përdor për të financuar një koncert privat, ndërsa pacientët presin ilaçe, pajisje dhe trajtim.

Sepse për këtë qeveri, spektakli vlen më shumë se jeta e qytetarëve.

Skandali tjeter është fakti se sot, jo vetëm që kjo listë është zhdukur nga fagja zyrtare e QSUT-së, por janë fshirë edhe kërkesa të tjera të publikuara më parë. Mungesat nuk janë plotësuar, po ju them vetem nje rast Brakiterapia pajisja jetike për luftën e grave đhe vajzave që vuajnë nga kanceri gjinekologjik ende nuk ka dhe e mbani mend premtimin absurd të Ministres që deri në fund të vitit  2026 do ta sigurojmë këtë pajisje ,mos flas zë për zë dhe për pajisjet e tjera që mungojnë. Kjo listë kërkesash në fakt vërtetojnë atë që kemi thënë prej kohësh situatën alarmante ku ndodhet sistemi shëndetsor, i cili ka buxhetin më të ulët në rajon, vetëm 2.9% PPB.

Në Shqipëri mungojnë PET Scan-i, barelat dhe medikamente jetike si lomustina, për të cilën pacientët me kancer detyrohen të paguajnë rreth 800 euro nga xhepi i tyre sepse spitalet tona nuk e kanë , mungojnë kondicionerët dhe në këto temperatura 40 gradë ku të sëmurët detyrohen të përballojnë sëmundjen e tyre në kushte çnjerëzore .

Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të ulët te shtretërve spitalorë në Europë. Sistemi publik ka vetëm 8,911 shtretër, ose 372 shtretër për 100 mijë banorë, shumë larg mesatares së Bashkimit Europian prej 507 shtretërish për 100 mijë banorë.

Megiithatë, përballë këtij realiteti dramatik, qeveria nuk shpall emergjencë për shëndetësinë. Shpall emergjencë për koncertet.

Kur kjo është gjendja e QSUT-së, institucionit më të madh spitalor në vend në Tiranë, imagjinoni cfarë ndodh në spitalet rajonale dhe në qendrat shëndetësore të fshatrave, ku mungesat janë edhe më të rënda dhe gytetarët janë lënë krejtësisht në harresë.

Ne kemi parë pamje në Berat , Dimal, Lushnjë etj.

Në këto kushte kam kërkuar si anëtare e Komisionit të Shëndetësisë që ky Komision të zhvillojë urgjentisht një seancë dëgjimore me Ministren e Shëndetësisë, drejtuesit e institucionet përgjegjëse për të dhënë llogari mbi gjendjen reale të sistemit shëndetësor, mungesat e pajisjeve dhe medikamenteve, si edhe arsyet pse u fshinë nga faqja zyrtare kërkesat për donacione.

Për këtë qeveri propaganda ka më shumë vlerë se shëndeti spektakli ka më shumë rëndësi se jeta, ndërsa qytetarët vlejnë vetëm si spektatorë të një shfaqjeje që financohet me paratë e tyre.

Faleminderit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco