Media amerikane ‘Bloomberg’: Edi Rama iu lut ‘Sulltanit’ turk, por nuk arriti të sigurojë samitin e NATO-s

Media amerikane ‘Bloomberg’: Edi Rama iu lut ‘Sulltanit’ turk, por nuk arriti të sigurojë samitin e NATO-s

11:06, 15/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përpjekja e Shqipërisë për të siguruar organizimin e samitit të ardhshëm të NATO-s nuk ka dhënë rezultat, sipas një raporti të Bloomberg.

Media amerikane shkruan se lutjet e Edi Ramës ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, të cilin e përshkruan në titull si "Sulltani turk", nuk kanë mjaftuar për të bindur aleatët që të konfirmojnë zhvillimin e samitit në Shqipëri.

Bloomberg shkruan se Edi Rama nuk arriti të siguronte mbështetjen e nevojshme për kandidaturën e Shqipërisë, kur liderët e aleancës u mblodhën javën e kaluar në Ankara.

Sipas raportit, në prag të takimit, Rama kishte lobuar intensivisht që Shqipëria të zgjidhej vendi pritës i samitit të NATO-s vitin e ardhshëm. Megjithatë, gjatë diskutimeve nuk u arrit një marrëveshje për ta caktuar vendin si mikpritës të samitit.

Media amerikane thekson se çështja mbetet ende e hapur, ndërsa brenda Aleancës po shqyrtohen alternativa të ndryshme për vendin dhe kohën e organizimit të takimit.

Pasiguritë lidhen edhe me zhvillimet politike brenda NATO-s dhe me shqetësimet për tensionet që mund të shoqërojnë samitet e ardhshme.

Deri më tani, NATO nuk ka shpallur një vendim përfundimtar për vendin mikpritës të samitit të ardhshëm, ndërsa diskutimet mes vendeve anëtare vijojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco