Gazeta gjermane fundos Ramën: Në Bruksel flasin me përçmim, aferat e qeverisë së tij nuk hetohen, harrojeni integrimin

Gazeta gjermane fundos Ramën: Në Bruksel flasin me përçmim, aferat e qeverisë së tij nuk hetohen, harrojeni integrimin

10:17, 15/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama ushqeu sërish propagandën e medieve të qeverisë me lajme sikur integrimi po shënon momente historike pasi u mbyllën tre kapituj, për të cilët në fakt nuk pati asnjë negociatë.

Por gazeta e rëndësishme gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung bën një prognozë të zymtë.

Sipas kësaj gazete, në Bruksel flasin me përçmim për Shqipërinë.

Diplomatët thonë se në Shqipëri vazhdon korrupsioni i shumëpërhapur.

Ndërkohë, ata theksojnë se aferat e qeverisë së Edi Ramës nuk po hetohen.

Sa i përket integrimit të Shqipërisë, kjo gjë duket thjesht një iluzion.

“Ndërkaq, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, në fund të muajit maj, i kanë konfirmuar Shqipërisë, si vend kandidat, se ajo ka arritur objektivat e ndërmjetëm në fushën e shtetit të së drejtës.

Për këtë arsye, të martën u bë e mundur që, për herë të parë, të mbyllen përkohësisht tre kapituj të negociatave: ai për shkencën dhe kërkimin, arsimin dhe kulturën, si dhe marrëdhëniet me jashtë.

Dy kapitujt e parë konsiderohen relativisht të lehtë, sepse legjislacioni i Bashkimit Evropian në këto fusha është i kufizuar, ndërsa përgjegjësia kryesore mbetet tek vetë shtetet anëtare.

Megjithatë, në Bruksel vihet re se diplomatët, me dyer të mbyllura, shprehen në mënyrë përçmuese për Shqipërinë dhe i atribuojnë vendit një "korrupsion sistemik" që vazhdon ende.

Ata i referohen rasteve të mundshme në të cilat mund të jetë e përfshirë qeveria e kryeministrit Edi Rama, por që deri më tani nuk janë ndjekur penalisht.

Në indeksin më të fundit të Transparency International për perceptimin e korrupsionit, Shqipëria zbriti nga vendi i 80-të në vendin e 91-të.

Herë pas here dëgjohen, edhe pse jo publikisht, vlerësime se anëtarësimi i Tiranës në Bashkimin Evropian është "i padiskutueshëm" (pra i papranueshëm) dhe se, sidoqoftë, ai do të dështonte në një referendum në Francë,” shkruan gazeta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco