Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar për të plotësuar ekipin e ri drejtues.
Pas zgjedhjes së kryetares së Këshillit dhe anëtarëve të Kryesisë në mbledhjen e 1 korrikut, demokratët do të votojnë tanimë edhe për postet kyçe të partisë, mes tyre Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët, Sekretariatin dhe Komisionin e Apelimit.
Vendimet që do të merren në këtë mbledhje pritet të përcaktojnë strukturën drejtuese që do të shoqërojë Sali Berishën në drejtimin e opozitës gjatë periudhës së ardhshme politike.
© SYRI.net