Lajmi i fundit

Meta: Shqipëria si bazë logjistike e trafikut ndërkombëtar të drogës, shqetësuese edhe për SHBA!

Berisha: Mijëra demokratë janë çdo natë në shesh, PD e respekton dhe mbështet pa kushte protestën

14:08, 04/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

PD respekton dhe mbështet pa kushte protestën. Kështu u shpreh kryetari i PD, Sali Berisha, teksa mijëra qytetarë janë çdo natë në shesh kundër qeverisë së Edi Ramës.

Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se protestuesit në shesh, vijnë thjesht si qytetarë dhe jo si partiakë.

‘Besoj se do të ishte e pafalshme në qoftë se ne nuk do ta respektonim këtë protestë rinore, qytetare, por ne absolutisht jemi të gatshëm të dalim në protestë në çdo kohë’, u shpreh Berisha.

Bashkëbisedimi:

Olsi Saraçi: Doktor, a nuk duhet që Partia Demokratike të jetë përsëri zyrtarisht në shesh duke iu bashkuar protestës, sepse dashur ose padashur protesta duke mos pasur kokë, po krijon një vakum politik i cili po prek jo vetëm protestën por edhe opozitën. A do të pranonit ju që të vinit gjithë potencialin tuaj politik në suport të kësaj proteste?

Sali Berisha: Olsi të falënderoj për pyetjen. Në qoftë se ju e keni ndjekur, protesta vërtet ka qenë jopartiake.

Dhe në fakt, të jemi të sinqertë, kjo ka qenë një nga aspektet më madhështore, më epike, më historike të kësaj proteste.

Janë përpjekur disa opozitë e opozitës të paraqiten sikur ata e menaxhojnë, sikur ata, kështu, por e kam theksuar, ata bëjnë rolin e mizës që thotë Deni Dido, rrinë në bishtin e kalit dhe i rren mendja se po tërheq karrocën.

Pra, unë them se ne vepruam shumë drejt, u bëmë thirrje dhe të garantoj që kanë qenë me qindra dhe mijëra demokratë në mënyrë të vazhdueshme, vijnë nga rrethet, vijnë çdo natë, s'ia kritikojnë, por thjesht si qytetarë dhe jo si partiakë.

Ndaj protestës, përveç respektimit të plotë të sovranitetit të saj, ne kemi përshtatur një qëndrim, mbështetje të plotë të kërkesave të saj dhe kategorikisht asnjë përpjekje për partizim apo politizim.

Besoj se do të ishte e pafalshme në qoftë se ne nuk do ta respektonim këtë protestë rinore, qytetare, por ne absolutisht jemi të gatshëm të dalim në protestë në çdo kohë.

Dhe një nga shkaqet që unë nuk kam bërë thirrje të jemi në protestë, ka qenë edhe fakti se ne ishim në protesta. Dhe natyrisht ne na takonte të ishim në protestë, por kësaj here pa simbolet, pa ngjyrat partiake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco