Kërkesa për hetimin e Ramës në kongresin e SHBA/ Berisha: PD disponon fakte të pakundërshtueshme...

14:38, 04/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi nismën ligjore për hetimin e Ramës në Kongresin e SHBA.

Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se PD disponon fakte të pakundërshtueshme për lidhjet e Olsit dhe Edi Ramës më narkotrafikantët.

‘Është në interesin më të madh në vlerësimin tim të Shteteve të Bashkuara dhe të sigurisë së atij vendi të madh por dhe të Shqipërisë, nga kartelet e drogës, hetimi i kreut të meduzës, Ramaduros së Ballkanit, apo të Evropës, padrinos të karteleve më të fuqishme të drogës në Europë dhe në botë’, u shpreh Berisha.

Bashkëbisedimi:

Ofelia Meta: Zoti Berisha, kongresmeni republikan Joe Ëilson, një njeri i afërt me Trump, ka kërkuar hetimin e Edi Ramës si të lidhur me narkotrafikun dhe ka hapur procedurat për këtë në Kongresin Amerikan. Cili është komenti juaj?

Sali Berisha: Unë përshëndes përzemërsisht një iniciativë të tillë.

Dhe garantoj Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe çdo institucion tjetër, se Partia Demokratike disponon fakte të pakundërshtueshme të lidhjeve të tmerrshme të Edi Ramës me kartelet më të fuqishme të drogës në Europë dhe në botë, dhe jo vetëm të Edi Ramës por dhe të vëllaut të tij, Olsi Rama.

Lejtënantëve të tij, Ergys Agasi.

Dhe tani është rikthyer përsëri në aktivitet të plotë, Saimir Tahiri, që çdo ditë me Lubi Ballukun, bëjnë plane se si të mbrojnë narkoshtetin në katin e dytë të selisë së partisë së krimit.

Pra, është në interesin më të madh në vlerësimin tim të Shteteve të Bashkuara dhe të sigurisë së atij vendi të madh por dhe të Shqipërisë, nga kartelet e drogës, hetimi i kreut të meduzës, Ramaduros së Ballkanit, apo të Evropës, padrinos të karteleve më të fuqishme të drogës në Europë dhe në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco