Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh i prerë se PD, ku tha se PD do dëshmojë zero tolerancë ndaj politikanëve të lidhur me drogën dhe krimin.
Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha theksoi se Shqipërinë e mori droga, ndërsa krimi kontrollon rendin dhe ekonominë.
‘Për ne, Suel Çela, Ervis Doçi, Troplinët, Bajrët e të tjerë, janë vërtet krerë të organizatave më të rrezikshme, por mbi ta, gjeneralë të tyre, janë Taulant Balla, Edi Rama, Taulant Balla, dhe zyrtarët e tjerë të partisë së krimit, që të gjithë do shkojnë para ligjit’, tha Berisha.
Bashkëbisedimi:
Përparim Karpuzi: Doktor, ju lutem shpëtojeni Shqipërinë dhe Kosovën. Sa keni qenë ju, jemi kënaqur tre herë në vit vinim në Durrës në sezon deti. Çmimet ishin të lira, ishim shumë të lumtur. Tani në pesë vjet asnjëherë nuk po mundemi të vijmë ne kosovarët në Shqipëri. Respekte doktor Sali Berisha nga komuna Lipjan.
Sali Berisha: Zoti Përparim ju falënderoj shumë për pyetjen.
E vërteta është që këto vite Shqipërinë e mori droga dhe e përpiu droga në mënyrë të tmerrshme.
A mund të imagjinoni ju sot, Tirana, në krahasim me të ardhurat, është qyteti i dytë më i kushtueshëm në Europë? Ndërkohë, qytetarët shqiptarë kanë të ardhurat më të ulëta. Çmimet stratosferike.
Rendi dhe siguria në duart e krimit.
Por, ju siguroj se Partia Demokratike do të ketë, do të dëshmojë zero tolerancë ndaj politikanëve të lidhur me krimin, ndaj bosëve të drogës, karteleve të drogës dhe organizatave kriminale.
Sepse për ne, Suel Çela, Ervis Doçi, Troplinët, Bajrët e të tjerë, janë vërtet krerë të organizatave më të rrezikshme, por mbi ta, gjeneralë të tyre, janë Taulant Balla, Edi Rama, Taulant Balla, dhe zyrtarët e tjerë të partisë së krimit, që të gjithë do shkojnë para ligjit.
© SYRI.net