SYRI TV/ SKANDAL - Dhunohet në qeli protestuesi i sëmurë I burgosuri, Niko Qerkja vuan nga epilepsia

14:25, 04/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Niko Qerkja i arrestuar në protestën e 2 Korrikut në Tiranë është dhunuar nga policët në Bllokun e Sigurisë Mine Peza. Niko Qerkja vuan nga epilepsia dhe në vend që t’i jepej ndihma mjekësore ai është dhunuar nga policët. Skandali u denoncua nga avokati i tij Gentian Serjani, që dha detaje për aktet e dhunës në një lidhje direkte për Syri TV.

Një qytetar i arrestuar në protestën e 2 Korrikut para parlamentit është dhunuar brenda Bllokut të Sigurisë “Mine Peza” në Tiranë.

Raportohet se qytetari i shoqëruar është Niko Qerkja, i cili sipas raportimeve është dhunuar nga efektivët e policisë brenda Bllokut të Sigurisë.

Niko Qerkja sipas qytetarëve që ndodhen përpara Bllokut të Sigurisë dhe që kanë kontakte me të, vuan nga epilepsia.

Në kohën që ndodhej në paraburgim ka pasur kriza epileptike dhe sjellje që efektivëve nuk u janë dukur të përshtatshme, e në mungesë të besimit ndaj sëmundjes së tij kanë ushtruar dhunë. Mësohet se Qerkja që ndodhet prej 2 ditësh në paraburgim ka kërkuar ndihmë mjekësore, ka refuzuar ushqimin, por si kundërpërgjigje ka marrë dhunën. Në Bllokun e Sigurisë ka mbërritur edhe një ambulancë me staf mjekësor për të kontrolluar gjendjen e tij.

Avokati i tij Gentian Serjani në një lidhje për Syri TV nga Blloku i Sigurisë dha se ka pasur dhunë ndaj tij dhe është i gjakosur nga forcat e policisë.

Avokati Serjani u shpreh në prononcimin e tij se Qerkja edhe pse ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe lirim për shkak të gjendjes shëndetësore, çdo kërkesë është refuzuar dhe për shkak të kësaj është futur në grevë urie.

Qerkja pretendon se nuk ka pasur asnjë lidhje me protestën, por ndodhej në lokal në momentin që zhvillohej protesta, por është arrestuar forcërisht nga policia.

Ai ishte në lokalin pranë Parlamentit ku një grup policie që drejtohej nga shoferi i Ulsi Manjës u fut brenda për të arrestuar disa protestues që kishin dalë në shesh për të protestuar para Parlamentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco