Kryetari i PD, Sali Berisha kur u pyet nga qytetarët në rrjetet sociale, lidhur me ndryshimet kushtetuese të PD, u shpreh se ndryshimet nuk e penguan PD të fitonte zgjedhjet.
Por më vonë, shtoi kryedemokrati, ishte Rama ai që bëri ndryshime antidemokratike për të favorizuar Partinë Socialiste.
‘Ato ndryshime u diktuan, nuk kishin listat të mbyllura ato, jo, por u diktuan nga një fakt sepse harta elektorale e Shqipërisë, për fat të keq, u nda në mënyrë të papranueshme në Jug dhe Veri’, theksoi Berisha.
Bashkëbisedimi:
Vebija Alzeneli: Doktor, sa ndëshkuese ishin ndryshimet kushtetuese të 2008-ës për Partinë Demokratike dhe Sali Berishën?
Sali Berisha: Nuk jam në gjendje t'ju jap një përgjigje zoti Alzeneli të saktë. Pse do më thoni ju? Sepse ato ndryshime kushtetuese nuk e penguan Partinë Demokratike të fitonte zgjedhjet. Ato ndryshime kushtetuese nuk penguan në vitin 2013 rrotacionin.
Më vonë, më vonë u bënë ndryshime të tjera nga Edi Rama, antidemokratike, të cilat i dhanë një krah të fuqishëm partisë së tij. Ai përcaktoi standarde antidemokratike për partitë aleate, e të tjerë me radhë.
Kështu që, mundet, vetëm një moment ju lutem. Ato ndryshime u diktuan, nuk kishin listat të mbyllura ato, jo, por u diktuan nga një fakt sepse harta elektorale e Shqipërisë, për fat të keq, u nda në mënyrë të papranueshme në Jug dhe Veri, në kuptimin e asaj që, me dhjetëra ose qindra mijëra demokratë në Jug nuk kishin një përfaqësues në Parlament, dhe e njëjta gjë për socialistët në Veri. Kjo më dukej shumë e padrejtë.
Ndaj dhe u përdor sistemi rajonal për të cilin tani nuk e mbroj më sepse është bërë një sistem gjerësisht i kritikueshëm, universalisht i kritikueshëm, ndaj dhe jam gati të votoj një listë të hapur siç pretendon shumica.
© SYRI.net