Në përmbyllje të bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, kryetari i PD, Sali Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e kësaj të shtune përpara Kryeministrisë.
Berisha ftoi qytetarët shqiptarë dhe pensionistët e vendit të vërshonjnë në bulevard, rrugët dhe sheshet e kryeqytetit.
‘...në një akt historik me një guxim epik për t'u ndarë nga njëra prej të këqijave më të mëdha që ka kapluar vendin në tërë historinë e tij’, ishte thirrja e Berishës për qytetarët.
Përmbyllja është një dhe vetëm një:
Një thirrje nga zemra për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Sot Tirana, sot Shqipëria, sot rinia e Shqipërisë, sot qytetarët shqiptarë, pensionistët e këtij vendi, që të gjithë ju ftoj të vërshoni në bulevardin, rrugët dhe sheshet e kryeqytetit në një akt historik me një guxim epik për t'u ndarë nga njëra prej të këqijave më të mëdha që ka kapluar vendin në tërë historinë e tij.
Faleminderit.
© SYRI.net