Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga qelia ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250 vjetorit të Pavarësisë.
Në një reagim në Facebook, Meta shprehu mirënjohjen për miqësinë e qëndrueshme mes dy vendeve, duke e cilësuar aleancën strategjike Shqipëri-SHBA si të pazëvendësueshme dhe duke vlerësuar rolin vendimtar të Amerikës në mbështetjen e demokracisë, paqes dhe stabilitetit në Shqipëri, Kosovë dhe rajon.
© SYRI.net