Ekspertja e Çështjeve Ndërkombëtare Ilda Zhulali e ftuar në studio e Task Forcë analizoi dy çështje të rëndësishme për vendin tonë. E para raportin e prezantuar në Asamblenë Parlamentare të PPE në Vjenë si gjetje të misionit faktmbledhës në Shqipëri si dhe lajmin e publikuar në Reuters se në Shqipëri mund të anulohet zhvillimi i samitit të NATO-s
Zhulali e quan tepër të rëndësishëm raportin e PPE-së. Konkluzionet e raportit flasin për një kapje totale të shtetit, zgjedhje të manipuluara dhe një bashkëpunim të hapur mes krimit të organizuar dhe qeverisjes. Për të zgjidhur këtë krizë të thellë, EPP ka marrë një vendim të paprecedentë: për herë të parë në një dokument zyrtar, kërkohet formimi i një qeverie kujdestare përpara zgjedhjeve të ardhshme.
“Ky është një raport që u prodhua pasi deputetë, përfaqësues të Partive Popullore Europiane erdhën në Shqipëri në muajin shkurt, bënë një numër takimesh shumë të ngjeshura dhe kanë prodhuar këtë raport me çfarë kanë konstatuar ata nga të gjitha këto takime. Dhe pjesa më e rëndësishme e këtij raporti janë konkluzionet, të cilat kanë arritur të bindin të gjithë përfaqësuesit e Partive Popullore Europiane se në Shqipëri kemi të bëjmë me një kapje totale të shtetit, me një bashkëpunim mes krimit të organizuar dhe qeverisjes, me zgjedhje të manipuluara. Dhe kjo më pas ka shtruar rrugën për një propozim shumë të guximshëm nga EPP, që do ta vendosë në tryezën e vendimmarrjes europiane, që në Shqipëri përpara zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme të vendoset një qeveri kujdestare që të sigurojë kushte të barabarta për zgjedhje dhe të bëjë ndarjen e shtetit me partinë, por po ashtu të mundësojë dhe ndërprerjen e lidhjeve të krimit të organizuar me pushtetin. Dhe kjo është një arritje shumë e madhe, jo vetëm për Partinë Demokratike, por për Shqipërinë, sepse është një mundësi që na jepet ne, edhe si përgjigje jo vetëm ndaj kërkesave që ka bërë Partia Demokratike, por dhe ndaj protestave tashmë, të cilat e kanë shprehur qartë si kërkesë jo vetëm ndërheqjen e Edi Ramës, por dhe vendosjen e një qeverie kujdestare që të sigurojë që vendi të shkojë në zgjedhje të barabarta. Kështu që ky është një hap i parë që hidhet...
Sonila Meço: Pra Ilda më fal, se për herë të parë, me ç'kuptoj, zyrtarisht nga po themi ne faktori ndërkombëtar, përmendet ideja e qeverisë kujdestare. Mos më lër të gaboj, kjo është hera e parë besoj zyrtarisht që përmendet.
Ilda Zhulali: Kjo është hera e parë që bëhet pjesë e një dokumenti zyrtar, e të gjitha partive të qendrës së djathtë, që janë edhe anëtare të Parlamentit Europian dhe që është grupi më i madh, formacioni më i madh politik i Parlamentit Europian...
Në përbërje të të cilit janë drejtues kyç, si Kancelarja Merkel, apo kryeministra të tjerë të vendeve anëtare, të cilët kanë një peshë specifike në tryezën vendimmarrëse të Bashkimit Europian. Kështu që ky është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë që vjen sot. Pra kjo e hap rrugën.
Lajmi i dytë i mirë që vjen përmes këtij raporti është fakti që Partia Demokratike shikohet jo si një barrë, por si një partnere e drejtpërdrejtë e Partive Popullore Europiane dhe në të ardhmen dhe e institucioneve europiane për ta realizuar këtë rrugë. Ndërkohë që barra e përgjegjësisë tashmë bie tek qeveria, tek Partia Socialiste e cila do të duhet të bjerë dakord me, ose pahir, që të pranojë këtë formulë siç e ka propozuar dhe Partia Popullore Europiane
Dhe elementi i tretë shumë i rëndësishëm i këtij raporti është fakti që ky raport bëhet pjesë e asaj që është rruga europiane e Shqipërisë. Pra kjo shtrohet në kuadër të kornizës europiane dhe procesit të anëtarësimit europian të Shqipërisë dhe në një farë mënyre ne mund të parashikojmë që shumë shpejt kjo do të vendoset si një kusht zyrtar për Shqipërinë për vazhdimin e negociatave me Bashkimin Europian.
Një tjetër element i rëndësishëm eshtë dhe fakti që ky raport sot del në të njëjtën kohë që del lajmi që në Shqipëri mund të anulohet zhvillimi i samitit të NATO-s.
Dhe këto nuk janë lajme që dalin si koincidencë në të njëjtën kohë me njëri-tjetrin, por kanë një rrjedhë logjike dhe një lidhje logjike. Sepse siç e dimë vendet anëtare të BE-së janë dhe ato që pjesa më e madhe që janë dhe vende anëtare të NATO-s. Kështu që impakti i këtij raporti, por edhe të vendimmarrjes që pritet së afërmi nga vendet e Bashkimit Europian, jepet si një sinjal, si një shenjë edhe për qeverinë Rama me një vendim të mundshëm për anulimin e samitit të NATO-s dhe që pritet së shpejti të përshkallëzohet si kërkesë konkrete dhe si kusht konkret ndaj Edi Ramës. Ndaj Edi Rama mendoj unë që sot zgjodhi në mënyrë strategjike që të shmangte çdo lloj komenti për lajmin e nxjerrë nga një agjenci prestigjioze si Reuters, që ndoshta nuk do të zhvillohet samiti i NATO-s në Tiranë, dhe të merret me publikimin e librit. Por këto të dyja sot janë lajmi më i rëndësishëm i ditës.
© SYRI.net