Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen', protesta para kryeministrisë në ditën e 32-të

Berisha: PD ka një mbështetje të jashtëzakonshme, të ecim të sigurt drejt rikthimit të opozitës në pushtet

19:29, 01/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë fjalës në Këshillin Kombëtar, kryetari i PD-së Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike gëzon një mbështetje të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare.

Ai e cilësoi këtë si një përgjegjësi të madhe për opozitën në betejën e saj kundër qeverisë së Edi Ramës.

Duke iu referuar dokumenteve të miratuara në Asamblenë Politike të PPE-së në Vjenë, Berisha tha se ato pasqyrojnë ‘nga alfa tek omega’ problematikat e rënda të sistemit aktual dhe përbëjnë një mbështetje të fortë për kauzat e PD-së.  

Pjesë nga fjala e kryetarit të PD, Sali Berisha:

E vërteta është se në raport dhe në rezolutë, nga alfa tek omega, trajtohen të gjitha të vërtetat dramatike të këtij sistemi dhe unë me atë audiencë, fjalën time e nisa, meqenëse kisha vendosur t’ia kushtoja denoncimit të organizatës kriminale, e nisa me Huntington, i cili në studimin e tij konsiston se midis të gjitha diktaturave, asaj naziste, komuniste, teokratike, juntave ushtarake, më e keqja është diktatura e banditëve, e padrinove si Edi Rama.

Dhe pastaj zhvillova ligjëratën time për organizatën kriminale, qeverinë shqiptare të kryesuar nga Edi Rama.

I theksova këto se ky besim i madh, kjo mbështetje e jashtëzakonshme për PD-në, është një detyrim madhor, t’i përgjigjemi me një angazhim të plotë dhe total në këtë betejë për shpëtimin e Shqipërisë.

Unë kam besim të madh tek kjo, kam besim të madh tek anëtarët, mbështetësit e PD se me frymën që përcaktuam së bashku në Kuvend, do ecim të sigurt drejt misionit tonë, rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve dhe opozitës në pushtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco