Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen', protesta para kryeministrisë në ditën e 32-të

Shefi Ballukut shkrin gazit gjermanët: Do t'u mësoj si luftohet korrupsioni

20:11, 01/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa në Shqipëri protestat vazhdojnë prej javësh dhe korrupsioni mbetet një nga temat më të debatueshme, Edi Rama duket i bindur se përmes algoritmit, me batura bajate, do arrijë të thyejë faktet e raporteve ndërkombëtare dhe do qetësojë edhe shqiptarët.

Nga skena e "Ruhr Summit" në Dyseldorf, ai shpalli "ëndrrën" e tij: Shqipëria të ndërtojë një sistem me inteligjencë artificiale për prokurimet publike dhe më pas t'ia shesë Gjermanisë që edhe ajo "të luftojë pak nga korrupsioni i saj".

Në sallë pati të qeshura. Sepse dukshëm një audiencë e mirëinformuar vetëm se mund të shkrihet gazit me batuta të tilla.

Në fund të fundit, Shqipëria sapo ka zbritur në vendin e 91-të nga 180 shtete në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International.

Por mesa duket, kur nuk je kampion në renditje, mund të jesh kampion në gënjeshtra.

Ndërkohë, në Tiranë vazhdojnë debatet për tenderët, koncesionet, hetimet e SPAK ndaj zyrtarëve të lartë dhe çështjet që kanë përfshirë ministra e ish-ministra, rastu Balluku, më flagranti. Dhe Edi Rama në vend të dëgjojë qindra mijëra shqiptarë që kanë mbi 1 muaj që kërkojnë largimin e tij, zgjodhi të bindë gjermanët se kanë ende çfarë të mësojnë nga Shqipëria.

Nëse kjo është diplomaci apo stand-up comedy, mbetet çështje shijesh. Një gjë është e sigurt: për disa minuta, Rama arriti atë që pak politikanë arrijnë në Gjermani – vetëm ta bëjë sallën të shkrihet gazit me batuta qesharake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco