Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen', protesta para kryeministrisë në ditën e 32-të

Vata në PE: Shqipëria po përballet me krizë të demokracisë dhe dhunë ndaj protestuesve

Vata në PE: Shqipëria po përballet me krizë të demokracisë dhe dhunë ndaj protestuesve

18:48, 01/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e Partisë Demokratike Denisa Vata, në një postim në rrjetet e saj sociale, ndau foto nga takimi me eurodeputetin Lukas Mandl në Parlamentin Europian, ku ngriti shqetësimin për përkeqësimin e standardeve demokratike në Shqipëri, dhunën ndaj protestuesve dhe zhvillimet e fundit politike në vend.

Sipas deputetes demokrate, ngjarjet e protestës së djeshme para Kuvendit, ku opozita denoncoi përdorimin e forcës nga policia, ishin pjesë e diskutimeve me përfaqësuesit e Parlamentit Europian, të cilët janë të informuar mbi situatën në Shqipëri dhe po e ndjekin me vëmendje ecurinë e demokracisë, sundimit të ligjit dhe procesit të integrimit europian.

Postimi:

Në Parlamentin Evropian, në kuadër të programit Young Political Leaders Programme – Western Balkans: Albania – Capacity and Consensus Building, zhvilluam një shkëmbim pikëpamjesh me eurodeputetin Lukas Mandl, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor në fushën e mbështetjes së demokracisë.

Gjatë diskutimit u ndala te sfidat që lidhen me funksionimin e demokracisë, shtetin e së drejtës dhe respektimin e të drejtave themelore në Shqipëri. Në këtë kuadër, paraqita shqetësimet e mia mbi zhvillimet e fundit në vend, përfshirë edhe ngjarjet e protestës së djeshme para Kuvendit dhe përdorimin e forcës ndaj protestuesve, çështje që kanë marrë vëmendje të gjerë publike.

Në të gjitha takimet e zhvilluara me përfaqësues të Parlamentit Evropian konstatuam se ata ishin të informuar mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri, të cilat u bënë pjesë e diskutimeve mbi demokracinë, sundimin e ligjit dhe procesin e integrimit evropian.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco