Syri sjell pamjet që vërtetojnë si Drejtori i policisë së Tiranës, Oliger Torba ishte angazhuar personalisht në krye të dhunës dhe tërheqjes zvarrë të protestuesve të cilët po protestonin sot paradite para parlamentit.
Ndërhyrja u bë e befasishme për të dhunuar fizikisht çdo protestues që ishte para parlamenti si një shenjë terrori për ndalimin e protestës.
Nën thirrjet “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Parlamenti Krimit” protestuesit qëlluan me vezë makinat e ministrave dhe deputetëve teksa dilnin nga parlamenti ndërsa policia iu përgjigj me dhunë dhe tërheqje zvarrë.
Shikoni pamjet.
© SYRI.net