Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 31-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

'Rama jep dorëheqjen', revolta qytetare në ditën e 31-të, nis protesta kundër qeverisë

'Rama jep dorëheqjen', revolta qytetare në ditën e 31-të, nis protesta kundër qeverisë

19:17, 30/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka nisur protesta e 31-të kombëtare kundër qeverisë, ndërsa qytetarët kanë filluar të grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, prej nga do të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë.

Protestuesit mbajnë pankarta dhe hedhin thirrje si “Rama jep dorëheqjen”, duke përsëritur kërkesën e tyre kryesore për largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.

Gjatë tubimit para Kryeministrisë pritet të mbahen fjalime nga protestuesit, të cilët kanë deklaruar se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim deri në plotësimin e kërkesës së tyre.

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit pritet të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit, për të përcjellë mesazhet e tyre kundër qeverisë dhe për t’u bërë thirrje qytetarëve të tjerë t’i bashkohen protestës.

Sipas protestuesve, protestat do të vazhdojnë aksionin e tyre deri në realizimin e kërkesave të paraqitura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco