Berisha: Kërkoj zbatimin e kërkesave të protestuesve, ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet e tij!

12:53, 06/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu demokrat Sali Berisha ka kërkuar gjatë ditës së sotme zbatimin e menjëhershëm të kërkesave të protestuesve. “ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet e tij”, tha Berisha. “Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve”, deklaroi kreu i opozitës gjatë bashkëbisedimit në rrjetet sociale me qytetarët.

Berisha: Prapë vazhdojmë pak më tutje në këtë mes.

Në qoftë se e vutë re ju, presidenti i Këshillit Evropian, Costa, në vizitën e tij në mënyrë direkte, të hapur u ndal tek Zvërneci, në të cilën i kujtoi Edi Ramës se duhet të respektosh direktivën e Komisionit Evropian.

Direktiva e Komisionit Evropian për peizazhin natyror është e tillë. Mund të ndërtosh duke pasur parasysh katër kushte.

Edi Rama nuk ka plotësuar asnjë kusht.

Ka dhënë lejen e zhvillimit pa përfillur asnjërin prej kushteve.

Prandaj presidenti i Këshillit Evropian ndalej dhe i kujtonte se Zvërneci ëshët zonë e mbrojtur për BE dhe nuk ke autoritet të veprosh në kokën tënde dhe xhepin tënd në atë mënyrë.

Pra, ka pasur një seri zhvillimesh, ndërsa ky i quante hoxho bondo, bondo hoxho etj, etj me epitete.

Cili prej jush pa intervistën e tij në CNN. Turpi i shekullit, turpi i dheut.

U garantoj se Kim Jong Un po të fliste, nuk do fliste ndryshe.

Rrekej t’i mbushej mendjen gazetares se nuk ka projekt.

Po ti si e dhe lejen e zhvillimit? Pse nuk bën publike çfarë kriteresh ke përcaktuar ti në përputhje me direktivën Natyra 2000, e cila kërkon vlerësimin e përshtatshmërisë, kërkon një seri, kërkon gjetjen e zëvendësimit të habitateve në qoftë se ato preken. Dhe në qoftë se këto nuk ndodhin, ti nuk mund të ndërtosh, është shumë e prerë.

Të gjitha këto ky i kapërceu duke thënë se është ndërtuar në filan lagunë. Në qoftë se ndërtohet, ndërtohet në përputhje të plotë me peizazhin dhe je i detyruar që çdo cenim të habitatit ta kompensosh. Jo ta kompensosh mbrapa Dajtit siç bën ai.

Pra, kemi të bëjmë me një mashtrim shumë të madh dhe mendoj se kërkesat e paraqitura, të formuluara nga protestuesit janë kërkesa që i japin zgjidhje krizës.

Ndaj dhe kërkoj menjëherë zbatimin e këtyre kërkesave.

Është mashtrim me bisht se kush do i zbatojë kërkesat e tjera në qoftë se ti jep dorëheqjen.

Po çfarë je ti, fundi i botës po ike ti.

Do i zbatojnë kërkesat e tjera ata të cilët i kanë kundërshtuar aktet që ke nxjerrë ti.

Ata të cilët kanë vite që kundërshtojnë me gjykata, në parlament e kudo korporatën tënde të korrupsionit, investitorët strategjikë që i përdore për ministrat e tu dhe akrobatët e tu.

Kanë kundërshtuar me forcë ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtur.

Kush t’i bëjë ato?

Ato i bën parlamenti dhe ti duhet të largohesh menjëherë, të dëgjosh zërin e qytetarëve.

Dhe hiq dorë nga intrigat.

Ka urdhëruar Blendi Gonxhen tani që në mënyrë që të shuajë protestën të organizojë sa më shumë koncerte.

E dënoj këtë praktikë.

Pra, të shpenzohen dhjetëra milionë euro për të dëmtuar protestën, e cila ka qëllime shumë të larta dhe jam i bindur se me asgjë nuk mund të pengohet ky uragan pa realizuar qëllimet e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco