Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka deklaruar se imuniteti parlamentar nuk duhet të shërbejë si pengesë për hetimet e drejtësisë, duke theksuar se ky është një parim i mbështetur edhe nga institucionet europiane.
Duke folur për akuzat e reja ndaj Belinda Ballukut, per korrupsion dhe pastrim parash, Shkullaku u shpreh se çështja e hapjes së rrugës për drejtësinë dhe heqja e mbrojtjes pas imunitetit parlamentar përbëjnë, sipas tij, kushte të panegociueshme në procesin e integrimit europian.
Ai përmendi edhe qëndrime të ambasadorëve dhe institucioneve ndërkombëtare, sipas të cilave askush nuk duhet të ketë mbrojtje më të madhe se qytetari i zakonshëm përballë drejtësisë.
Sipas Shkullakut, në Shqipëri ekziston një problem i thellë me korrupsionin dhe funksionimin e institucioneve, duke ngritur akuza për një sistem ku, sipas tij, abuzimet me tenderat dhe fondet publike janë të përsëritura dhe të strukturuara.
‘Çështja është se kjo u bë se diçka që dihet, kuptohet pse u shty dhe nuk hymë me malazezët dhe u la, mesazhi ishte i qartë nga kaq vonesë. Dhe thotë, dhe aq sa tha që s’e kanë kuptuar, u kujdes ambasadori gjerman, ambasadori holandez që tha ‘ka shumë nga ata të Ramës që nuk e kanë kuptuar këtë’, tha, ‘çështja e hapjes rrugë drejtësisë dhe mbrojtja pas imunitetit parlamentar janë kushte të panegociueshme’. Pastaj vijnë dhe këto të tjerat, zgjedhjet, patronazhistët etj., etj.
Po këto, tha, janë kushte të panegociueshme. Dhe kush ishte? Dhe Komisioni i Venecias, dhe Bashkimi Europian, kur ishte çështja e Belindës, Ballukut, thanë: ‘Në qoftë se prokuroria kërkon një masë, ti nuk mund të fshihesh pas imunitetit’. Parimi universal europian është që nuk mund të gëzosh një mbrojtje më të veçantë sesa një qytetar i thjeshtë, në qoftë se flet për drejtësi të barabartë për të gjithë. Pra nuk mund ta gëzosh këtë gjë.
Por po them që nuk ka diskutim e mendoj unë që shqetësimi, dhe vetëm bëjmë rolin e budallait, shqetësimi i Bashkimit Europian ka qenë që imuniteti nuk mund të shërbejë si bllok për të penguar ato organe të drejtësisë që deri dje kemi trumbetuar si reformë në drejtësi. Që nga koha e Ismail Qemalit kemi thënë s’kemi pasur gjë më të madhe se kjo.
Elementi i dytë është, po ta vësh re, të gjithë këta që mbrojnë hajdutët, po t’i shikosh, ku e çojnë diskutimin? Nuk e çojnë diskutimin te thelbi. Si ka mundësi që kjo erdhi nga Greqia, punoi ca vite me një rrogë këtu le të themi dhe paska vila, ndan tendera të vet, i përdor drejtorët në të gjitha kuptimet e përdorimit për të bërë lekë e për të bërë para? Si ka mundësi që kjo dhe mbasi e hoqën, cakton ministrat?
Si ka mundësi që kjo ndikon te dëshmitarët edhe kur nuk është? Dhe çfarë themi ne? Themi, shiko, burg shumë i keq, edhe për Ilir Metën, edhe për Sali Berishën, edhe për Erion Veliajn, edhe për Belindën. Jo, kjo është tema numër shtatë. Duhet të rrinë në burg, duhet të hetohen në gjendje të lirë, çfarë ndodh në Danimarkë, çfarë ndodh në Suedi...
Ne po themi që kemi një bandë hajdutësh, që në 13 vjet kanë bërë trafik ndërkombëtar droge, kanë vjedhur tendera, kanë shpikur një formulë të padëgjuar më parë që bëjnë kompani vetë dhe marrin lekët e tenderave vetë, që quhet 5D.
Kanë bërë realitet barcaletën e famshme që e shikon këtë urën? Jo nuk e shoh, se i kam futur lekët në xhep. E shikon këtë inceneratorin? Jo nuk e shoh, lekët i kam futur në xhep. Pra, si ka mundësi që këta hajdutë vazhdojnë akoma të shfaqen në publik, vazhdojnë të vjedhin akoma dhe vazhdojnë të pengojnë hetimet? Ky është problemi!
Dhe diskutimi në një shoqëri të shëndoshë nuk është sa veta kemi në burg. Po themi si ka mundësi që në një qeveri kemi 80% hajdutë? Çfarë po ndodh që ne po na vjedhin? Sepse kryeministri në 2013-ën, kur paraqiti koalicionin me Ilir Metën tha: Ilir Meta nuk ka faj, ka qenë sistemi që e bëri individin të korruptuar. Tani që unë po ndërtoj një sistem, as Ilir Meta, asnjë njeri nuk ka çfarë bën, se kam sistem që nuk e lejon korrupsionin. Dhe këtu çfarë po shohim çdo ditë? Mjafton në një faqe të hapësh dhe dalin...
Kemi pasur, thashë, është bërë demonstratë në një janar për 700 mijë euro, 700 mijë u gjetën drejtoresha të rëndomtë në tubat e aspirimit që ia mori pastruesja. Pra, çështja është si duhet të sillemi ne me këta hajdutë? A duhet t’i shpëtojë ligji? A duhen forma dhe më represive që këta të mos vjedhin, se çfarë po na ndodh? Ti i fut në burg ata vazhdojnë të vjedhin prapë. Pastaj për të dalë te masa e arrestit, a mund të hetohet në gjendje të lirë, a mund të hetohet në shtëpi’, u shpreh Armand Shkullaku në SYRI TV.
© SYRI.net