Vendimi i Gjykatës së Lartë për të lënë në qeli Erion Veliajn ishte tema e diskutimit në emisionin “Çim Peka Live” mbrëmjen e të enjtes.
Panelistët e cilësuan si rrëzim “bastesh” vendimin e GJL, pasi sipas tyre opinioni publik ishte karikuar për lehtësimin e masës ndaj kryebashkiakut të akuzuar për korrupsion, pas vendimit unifikuar që po e njëjta gjykatë kishte marrë disa ditë më parë.
Analisti Enton Abilekaj theksoi se kryebashkiaku u penalizua që në fillim nga biznesmenë të cilët të tjera dëshmi dhanë kur Veliaj ishte jashtë dhe sapo ai u fut në burg ata shkuan dhe ndërruan dëshmitë. Masa e sigurisë ndaj tij nuk mund të diskutohet më. Vendimin unifikues të Gjykatës së Lartë analisti e cilësoi si një proces për të lehtësuar Veliajn.
“A është gjithë ky proces për të lehtësuar Veliajn, unë besoj që po. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ta kthyer në detyrë ishte sepse shkarkimi ishte i jashtligjshëm, sepse ai s’u dëgjua…nuk u plotësuan kushtet, nuk dhanë motivacionin për shkarkimin nga puna, për të gjitha këto Gjykata Kushtetuese nuk thotë se nuk shkarkohet, po tha shkarkimi është i paligjshëm për dy arsye; e para për procedurën dhe e dyta për motivacionin. Po të ndiqej procedura e duhur dhe motivacioni i duhur ai mund të shkarkohej. Rama vetë nuk e donte që ta bënte në mënyrën e duhur. Rama vetë e ka ngritur këtë stuhi. Gjykata tani është në një procës që ne nuk e dimë nga ndikohet, por procesi mban shumë erë politike, shumë, kundërmon. Si kundërmon? Ti shkon bën vendimin unifikues në Gjykatën e Lartë, nga ky vendim unifikues nuk ka përfituar asnjë njeri deri sot, zero. Kjo është kështu, Gjykata e Lartë nxjerr venidmin unifikues, Veliaj e çon në Gjykatë Kushtetuese, kjo ia kthen GJL me një rekomandim me një orientim, që nuk i shkon Gjykatës Kushtetuese ta bëjë, dhe i thotë, ti që ke dhënë një vendim unifikues duhet ta shikosh këtë çështje nën frymën e vendimit unifikues, të shikosh që ky është kryetar i zgjedhur…pse s’ia thotë ai që vendimi unifikues që ti e kë dhënë, por nën frymën e asaj që ka SPAK-u që dëshmitë janë ndarruar kur Veliaj u fut në burg, që para se të futej në burg Veliaj kërcënoi të gjithë grupin hetues dhe ata s’kishin ça bënin më, u detyruan ta arrestonin. Se nuk kishin ata fuqinë për të arrestuar Velijan ore jo, ata janë të tredhur të gjithë. Por ama kur ai i merrte në telefon prokurorin, merrte në telefon hetuesin. Ka vendim gjykatë që Veliaj mori në telefon hetuesin dhe e shantazhoi dhe ata e arrestuan. Sipas atyre ai ishte i pandehur dhe ka intimiduar hetuesit, opgj, ky është vendim gjykate”,- u shpreh Enton Abilekaj.
© SYRI.net