Lajmi i fundit

Live - SYRI DIGJITAL/ Heqja e non-gratës, Berisha 'rrëzon' Rama-Soros

‘Mafia shqiptare në Itali, e fuqishme’, Kepi: Kartelet, riciklim parash në Shqipëri!

18:43, 26/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetarja Alba Kepi risolli edhe njëherë në vëmendje gjetjet e autoriteteve italiane mbi fuqizimin e mafies shqiptare jo vetëm në territorin fqinj, por edhe në nivel global, duke bërë që të ardhurat nga trafiku i lëndëve narkotike të riciklohen në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

E ftuar në ‘Task Force’, në Syri Tv nën moderimin e Sonila Meços, Kepi tha se megaoperacioni i anitmafies italiane në bashkëpunim me institucione të tjera ligjzbatuese vendi dhe evropiane, ka qenë mjaft i rëndësishëm, duke dokumentuar se si paratë e mafies shqiptare riciklohen në Tiranë.

Gazetarja shkon më tej ku thotë se një sasi e konsiderueshme e këtyre të ardhurave janë hedhur në Tiranë, përmes rrugëve të transportit tokësor dhe detar, çka vë në pikëpyetje sipas saj rolin që ka Porti i Durrësit.

Një megaoperacion, mjaft i rëndësishëm. Ka dokumentuar që paratë e mafies shqiptare riciklohen në Tiranë. Dokumentet në dosje dhe dokumentet e autoriteteve italiane, flitet se ky grup kriminal me metoda mafioze të gjitha parët e trafikut të drogës i spostonin në Tiranë.

Në operacionet që është shtrirë në vilat luksoze në Lundër, një postim i madh parash janë hedhur në ekonominë shqiptarë dhe Tiranë përmes rrugës së transportit tokësor e detar. Problem mbetet Porti i Durrësit, që nuk kapet asgjë, as drogë as mallra kontrabandë.

Prokurori Gatti, tha që është momenti të bëjmë analizën që krimi i strukturuar shqiptar në Itali është mafie, me shtrirje në Evropë. Të kuptojmë territorin e tyere dhe riciklimin e parave në Tiranë.

Menjëherë pasi Gatti, bënte këtë deklaratë, Rama ndërkohë publikonte në X që vinte në shënjestër mediat. Që do të thotë se transparenca, frika dhe shënjestrimi i medias në Shqipëri është nën pushtetin e Ramës.

Unaza  e fundit e grupeve të strukturuara mafioze është Tirana. Kjo mafie është formuar në Shqipëri, ka ardhur në Itali është perfeksionuar, kjo mafie është delokalizuar duke e çuar trafikun në nivel global dhe e riciklon paranë në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco