Lajmi i fundit

Live - SYRI DIGJITAL/ Heqja e non-gratës, Berisha 'rrëzon' Rama-Soros

Organizata më e madhe e partive të qendrës së djathtë në botë, uron Sali Berishën për rikonfirmimin në krye të PD-së

15:06, 26/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Organizata më e madhe e partive të qendrës së djathtë në botë, Internacionalja Demokrate e Qendrës (IDC-CDI), uron kreun e PD-së, Sali Berisha, për rikonfirmimin si kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë përmes referendumit të anëtarësisë me mbështetje masive dhe të padiskutueshme nga anëtarët e partisë.

"Ky rezultat pasqyron mandatin e fortë demokratik dhe besimin e dhënë ndaj Sali Berishës si alternativa e vetme demokratike e aftë për ta çliruar Shqipërinë nga regjimi i Ramës" thuhet në mesazhin e IDC - CDI, organizata më e madhe politike globale që bashkon 108 parti të qendrës dhe qendrës së djathtë në të gjitha kontinentet, përfshirë Partinë Popullore Evropiane.

Internacionalja Demokrate e Qendrës e cilëson kreun e PD Sali Berisha si e vetmja alternative demokratike dhe e aftë për të cliruar Shqipërinë nga regjimi i Edi Ramës.

Sali Berisha u rikonfirmua si kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë përmes një referendumi të anëtarësisë, me mbështetje masive.

Sipas Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale votuan 39 mijë 441 anëtarë të Partisë Demokratike, nga ku 38 mijë e 902 janë vota të vlefshme.

Ndërkohë që pro kryetarit aktual Sali Berisha votuan  37 mijë 341 anëtarë të PD, duke e votëbesuar në krye të kësaj force politike.

Image

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco