Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 37-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

SYRI TV/ Debate në Kuvend për raportin IBAR

14:40, 21/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ditë para shqyrtimit, raporti IBAR për Shqipërinë u kthye në kryefjalë të diskutimeve në Kuvend. Deputetja demokrate Jorida Tabaku deklaroi se raporti IBAR ka ndryshuar dhe vendet anëtare kanë reflektuar problematikat që duhen adresuar. Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar socialist pranoi se BE nuk i ka dhënë dritën jeshile nismës së Edi Ramës për të shpallur veten dhe ministrat e tij të paprekshëm nga vendimet e gjykatave për pezullim nga detyra.

Syri TV

Parlamenti u përfshi nga diskutimet për raportin IBAR që pritet të shqyrtohet ditën e premte, si një dokument i ndryshuar në 5 muaj, që grupi Coela po diskuton për ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë. Në një prononcim për mediat nga oborri i Kuvendit, deputetja demokrate Jorida Tabaku deklaroi se Bashkimi Europian ka ndryshuar raportin, duke reflektuar gjendjen reale në Shqipëri dhe çështjet që duhet të merren në konsideratë nga Kuvendi.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i pyetur për procesin e integrimit dhe bllokimin që mazhoranca i bëri drejtësisë në rastin Balluku, tentoi t’i shmangej rastit konkret. Por lidhur me nismën e kryeministrit Edi Rama për t’i dhënë vetes dhe ministrave të tij imunitet, pranoi se këto ndryshime nuk kanë marrë dritën jeshile nga Bashkimi Europian.

Debatet për fatin e negociatave u zhvendosën edhe brenda sallës së Parlamentit. Deputetja demokrate Albana Vokshi akuzoi ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, se mashtroi publikisht për miratimin e raportit IBAR, në një kohë kur ende nuk ka një vendimmarrje.

Si opozita, ashtu edhe mazhoranca përshëndetën propozimin e kancelarit gjerman Merz për integrimin gradual.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco