Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 37-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

'Shqipëria ka nevojë për një model tjetër'/ Gjoni: Qytetarët nuk po përfitojnë nga bashkëpunimi me ndërkombëtarët

10:09, 21/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Juxhin Gjoni, CEO i “European Pulse”, i ftuar ditën e sotme në emisionin “Kafe Shqeto”, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend,  marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë dhe qasjen e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë intervistës, Gjoni u shpreh kritik ndaj mënyrës se si po ndërtohet bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare dhe faktorëve ndërkombëtarë, ndërsa theksoi se qytetarët shqiptarë ende nuk po shohin përfitime konkrete nga këto marrëdhënie.

Ai deklaroi se Perëndimi po përdor një gjuhë më diplomatike ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, për shkak të ndikimit në rritje të Kinës dhe Rusisë në rajon.

Sipas tij, edhe pse SHBA dhe BE flasin për drejtësi, reformë dhe bashkëpunim strategjik, investimet dhe mbështetja konkrete për qytetarët shqiptarë mbeten të kufizuara.

Gjoni ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi mënyrën se si po funksionon qeverisja në Shqipëri dhe modelin ekonomik e politik që është krijuar ndër vite.

Deklarata e plotë:

"Europa është në një vend shumë të ndërlikuar, e kemi thënë disa herë, se vendet si Shqipëria, Serbia apo vendet e Ballkanit Perëndimor kthehen nga Kina e Rusia.

Pra po mundohen të përdorin një gjuhë shumë më diplomatike sesa ambasadori amerikan bëri dje.

Duan t’i marrin këto vende afër, t’i anëtarësojnë brenda BE, por të ju them të drejtën as njëri as tjetri nuk më duken në favor të Shqipërisë apo shqiptarëve.

Edhe ambasadori dje foli për SPAK-un, drejtësinë dhe në të njëjtën kohë foli se do të bashkëpunojë me qeverinë për IA, biznesin dhe energjinë, ushtrinë etj, pra këto pika që administrata i ka prioritet e prapë përfitojnë amerikanët.

BE në anën tjetër do ta ketë mirë me Shqipërinë, por edhe e anashkalojnë atë. Ne e shohim realitetin përditë dhe nga të dyja palët nuk kemi një bashkëpunim konkret, as një investim real që populli shqiptar të përfitojë nga këto rrugëtime.

Ambasadori ka thënë që do të bashkëpunojë me qeverinë shqiptare. Duhet të kuptojmë a është Rama kreu apo pjesë e organizatës.

Puna është se sa do investojnë që në Shqipëri të mos kenë të njëjtin model mendimi që meru me drogë, ec e pastro paratë, vidh në infrastrukturë dhe je mirë"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco