Ka përfunduar para pak minutash mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS-së, edhe me pjesëmarrjen e ministrave të kabinetit qeveritar, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.
Nga raportimet në media, mësohet se në mbledhjen e grupit, Rama u ka kërkuar vijimin me intensitet të kontakteve me njerëzit në bazë dhe qytetarët, sa i takon procesit të integrimit në BE të vendit.
“Vijoni me intensitet komunikimin për integrimin”, ka thënë mes të tjerash kreu i PS, duke i shtyrë deputetët dhe ministrat të mashtrojnë shqiptarët edhe pse Shqipëria ka dalë nga ‘syri’ dhe deklaratat zyrtare të Brukselit.
Kujtojmë se zyrtarët evropianë kanë deklaruar edhe në vizitat në Shqipëri gjatë kohëve të fundit, siç është rasti i kryetarit të Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister, i cili u shpreh se 'heqja e imunitetit të zv. kryeministres Belinda Balluku për t’i hapur rrugë arrestimit të saj është një test kritik për fatin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian'.
Gjithashtu, ditët e fundit, Mali i Zi ka vijuar me avancimin në integrimin e vendit drejt BE, pasi ka nisur mbylljen e grup-kapitujve, ndërkohë që Shqipëria akoma nuk ka arritur të firmosë marrëveshjen e ndërmjetme të IBAR, për të vijuar me procesin e mbylljes së grup-kapitujve.
Në fjalën e tij mësohet se Rama u ndal edhe në rienergjizimim e anëtarësisë së PS.
© SYRI.net